DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit
Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës është njëri prej rasteve më makabre dhe më të mistershme që kanë ndodhur ndonjëherë në Maqedoni. Pas gjykimit me burg të përjetshëm të të akuzuarve, rasti u kthye në rigjykim për shkak të dyshimit për montim.
Gjykimi për këtë rast vazhdon, ndërkaq Portalb.mk ju sjell në vijim dosjen e cila i përmban titujt e seancave gjyqësore dhe rrjedhën e plotë të këtij rasti. Dosja do të përditësohet vazhdimisht, kur të ketë seanca të reja, apo ngjarje me interes për këtë lëndë gjyqësore.
- 1 dhjetor, 2017: Gjykata Supreme vendosi: do të ketë ri-gjykim për rastin “Monstra”
- 1 dhjetor, 2017: I liruan nga burgu të akuzuarit për rastin “Monstra”
- 12 shkurt, 2018: Prokuroria Speciale e mori nën kompetenca rastin “Monstra”
- 17 shtator, 2019: “Monstra” u rikthye në Prokurorinë e rregullt, prokurorët e ish PSP-së, vazhdojnë ta përfaqësojnë lëndën
- 21 janar, 2021: Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 3 persona, Fetai: I kanë kryer vrasjet që ta destabilizojnë shtetin
- 21 janar, 2021: Protestë për rastin “Monstra” në Shkup: Të shkarkohet prokurorja Fetai, të ndërhyjnë ndërkombëtarët (FOTO+VIDEO)
Portalb.mk më poshtë ua sjell të gjitha seancat që nga rigjykimi.
Lista vazhdimisht përditësohet. Këtu nuk janë përfshirë seancat të cilat janë anuluar, gjegjësisht nuk janë mbajtur për arsye të ndryshme.
- Seanca 1: Agim Ismailoviq tregoi vendin ku gjendet vëllai i arratisur, Fejzi Aziri akuzoi policinë për montim
- Seanca 2: Haki Aziri: Lupço Todorovski më detyroi ta nënshkruajë dëshminë e pavërtetë për “Monstrën”
- Seanca 3: Detaje nga dëshmitë: Natën e kobshme, 3 peshkatarë u panë me një person me pushkë automatike
- Seanca 4: Dëshmitari Bekir zbuloi atë që s’e thanë dëshmitarët Memedov dhe Nesim
- Seanca 5: Dëshmitari koduar “E1” i ka dhënë shkrepës për cigare Sami Lutës
- Seanca 6: Avokatët thonë se “E1” gënjen, familjarët e të vrarëve të kënaqur nga deklarata
- Seanca 7: Natën e vrasjes dëshmitari “E1” ka qenë në Liqenin e Smillkovës
- Seanca 8: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit “Monstra”
- Seanca 9: Ekspertët mostrat nga dheu dhe gëzhojat nuk i kanë marrë nga terreni, por ua kanë dhënë në laboratori
- Seanca 10: Në Opel Omega ka pasur 4-5 persona, por MPB ka gjetur gjurmë biologjike vetëm nga Alil Demiri
- Seanca 11: “Opel Omega” i ka pasur targat e një “Mercedesi”, MPB ka kontrolluar edhe 4 vetura tjera
- Seanca 12: MPB tregoi se ka internet komunikime mes të akuzuarve, mbrojtja tha se janë biseda të përditshme
- Seanca 13: Viktimat janë vrarë në largësi prej 1.5 metra, katër prej tyre prej pas shpine
- Seanca 14: Aziri tre orë i pyeti dhe i kontestoi përgjigjet e ekspertëve të Policisë dhe Mjekësisë Ligjore
- Seanca 15: Palëve u janë dhënë përgjime private të cilat më herët i ka “fshehur” Prokuroria
- Seanca 16: Përgjimet e MPB-së i dëgjuan OSBE dhe Koalicioni për Gjykim të drejtë, por jo edhe gazetarët
- Seanca 17: Seanca për rastin “Monstra”, me dyer të mbyllura
- Seanca 18: Raufi: 10 ditë para vrasjes, MPB i ka dorëzuar Gjykatës mbi 870 transkripta nga materialet e përgjuara
- Seanca 19: Vazhdoi me dyer të mbyllura, Raufi: I presim “bombat” e Prokurorisë Speciale
- Seanca 20: Seancë e mbyllur për rastin “Monstra”
- Seanca 21: Seancë e mbyllur për rastin “Monstra”
- Seanca 22: Dëshmitari Jonçe Ivanovski: Besoj që Fejzi Aziri është i pafajshëm dhe dëshmitari përgënjeshtroi “E1-in”: Luta flokët i ka pasur të shkurtra, s’ka pasur njollë në fytyrë
- Seanca 23: Berberi demantoi dëshmitarin “E1”: Agim Ismailloviqi asnjëherë s’ka pasur mjekër të gjatë, apo si cjapi dhe Bujku demantoi “E1-in”: Asnjë nga të akuzuarit “Monstra” s’e kam parë në Liqenin e Smillkovës
- Seanca 24: Tre dëshmitarë sot u deklaruan për rastin “Monstra”
- Seanca 25: Familjarët e të vrarëve në Smillkovë: Pesë funksionarë të BDI-së janë përgjuar për rastin “Monstra”
- Seanca 26: Gjykatësi ka urdhëruar ekspertizë për 31 telefona, “bombat” do të nxirren në gusht
- Seanca 27: Më 5 shtator do të dëgjohen “bombat” për “Monstrën”, Aziri: Me kanë kërcënuar me jetë
- Seanca 28: Përpara se t’i dëgjojë opinioni, “bombat” do të pastrohen nga bisedat private
- Seanca 29: “Bombat” për “Monstrën”: Bexheti ka refuzuar të nënshkruajë ekstradimin, dëgjohen fallxhorja dhe nëna e Gruevskit
- Seanca 30: Prapa vrasjes qëndron një ish-polic dhe komandant i kufirit në Bllacë
- Seanca 31: Xhelal Bajrami i ka shkruar sms Ali Ahmetit: Qartë shihet se vrasjen e kanë kryer persona profesionistë
- Seanca 32: Ahmeti është interesuar për Azirin, derisa është përgatitur për dëshmitar të fshehtë
- Seanca 33: I dënuari në rastin “Kumanova”, ka komunikuar me prokuroren Fetai për rastin “Monstra”
- Seanca 34: Dorëheqja e anëtares së porotës nuk e bllokoi “Monstrën”, formalisht filloi nga e para dhe Zaev, Todorovski dhe Kostovski, do të ftohen për të dëshmuar në “Monstra”
- Seanca 35: Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev Zaev dëshmoi në gjykatë: Nuk posedoj as kam parë dëshmi për përfshirjen e Veljanoskit në rastin “Monstra”
- Seanca 36: Jankulloska ka kalkuluar me Bexhetin, ekstradim dhe gjykim të mos ketë para zgjedhjeve dhe Radnik: Asnjëherë nuk kam dhënë udhëzim që dikush të (mos) jetë dëshmitar i mbrojtjes
- Fomedhe Osmani: U takova me familjarët e Azirit që t’u tregoj se as unë s’e di ku ndodhet dhe Xhelal Bajrami: Jankulloska e mori rolin e prokurorit, foli për gjëra që s’jemi marrë vesh
- Seanca 38: Mijallkov dëshmoi për rastin “Monstra”, shumë biseda “nuk iu kujtuan” dhe Aleksoski: Telefonin e kam në shtëpi, nuk është e saktë që është gjetur në Liqenin e Smilkovës
- Seanca 39: Bexheti dëshmoi për “Monstrën”: Nuk kemi pasur pikëpamje të njëjta për rastin me Jankulloskën dhe Ka gjasa të mëdha të kem biseduar me atë, u përgjigj Xhaferi në lidhje me bisedën me Mijallkovin për rastin “Monstra” dhe “Monstra”, i punësuari në MPB, Trajkovski: Kam pasur informata se gjatë festës së Pashkëve do të pësojnë njerëz të pafajshëm
- Seanca 40: Një peshkatar dha dëshmi për rastin “Monstra”: Pamë një trup dhe u lajmëruam në 192
- Seanca 41: Në kërkim të personit që e bëri lidhjen e automjetit “Opel Omega” me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë
- Seanca 42: Automjeti kontestues ”Opel Omega” në rastin “Monstra” është gjetur i pastruar dhe Raufi: Po të ishte përdorur “Omega” në vrasjen e Smillkovës, autorët do ta digjnin
- Seanca 43: Eprori i Policisë ka dhënë urdhër të inspektohet “Opel Omega”, pa pasur njohuri se ka lidhje me vrasjen dhe Aziri e demantoi inspektorin e Policisë që mohonte dhunën ndaj familjarëve gjatë bastisjes
- Seanca 44: Inspektorët e policisë nuk dinë të tregojnë se kush e ka paraqitur i pari “Opel Omegën”
- Seanca 45: Dëshmitari: Ditën e vrasjes isha në Smillkovë me të dashurën, Alfat na legjitimuan dhe thanë të qëndrojmë në veturë deri në ora 23:30
- Seanca 46: Mbrojtja paralajmëroi padi ndaj ekspertes Nikollovska për falsifikim të ekspertizës së tokës nga Liqeni i Smillkovës dhe Vrazhivirit ku u gjet “Opel Omega”
- Seanca 47: Tensione mes Fetait dhe Raufit në seancën e “Monstrës”, mbrojtja vlerëson se ekspertët e MPB-së e kanë falsifikuar analizën e dheut
- Seancë joformale 48: “Monstra”, Raufi u largua nga salla, Ismailloviq dhe Aziri i mohuan pretendimet e prokurores Fetai që propozoi të paraburgosen, Gjykata e pranoi propozimin e Fetait, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri në paraburgim
- Seanca 49: Gjykata Penale i dënoi avokatët e “Monstrës”, nuk do të fillojë gjykimi nga e para
- Seanca 50: “Dëshmoi i punësuari në Krim-Teknikë Islam Zekiri, mbrojtja thotë se në emër të tij e kanë montuar një gëzhojë
- Seanca 51: “Monstra”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 3 persona, Fetai: I kanë kryer vrasjet që ta destabilizojnë shtetin
- Seanca 52: Të akuzuarit për “Monstrën” u deklaruan të pafajshëm, avokatët kritikuan Prokurorinë: Nuk i gjetët vrasësit e vërtetë
- Seanca 53: Aktgjykimi për rastin “Monstra”, tre burgime të përjetshme, dy persona u dënuan me 15 vjet dhe 9 vjet: Protestë të premten
Vrasja e pesëfishtë dhe gjykimi “Monstra”
12 prill 2012 – ishte mëngjesi që të gjithë i kërkonim përgjigjet e pyetjeve kush, si dhe pse i vrau katër djelmoshat e rinj dhe peshkatarin në Liqenin e Smillkovës, përgjigje që edhe sot pas gjashtë vjetëve nuk arritëm ta kuptojmë, shkruan Portalb.mk.
Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski shkuan në botën tjetër me misterin e kryerësve të vrasjes, ndërkaq Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm nën akuzën se ata e kishin kryer aktin makabër, akuzë e cila ishte e mbështjellë me një sërë dyshimesh dhe hamendjesh. 4 të dënuarit shkuan prapa grilave, ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.
Autopsia e trupave të vdekur ka treguar se ndaj tyre është gjuajtur me tre lloje të armëve, për atë, sipas hetimit të Prokurorisë janë gjetur gëzhoja nga tre lloje të municioneve, gjë që tregon se ka pasur më shumë se një kryerës.
Rasti në fjalë ka shkaktuar bujë në madhe në opinion duke akuzuar pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së për inskenim të rastit. Për atë, mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve kishte dhe intelektualë një muaj me radhë dolën në protesta për të shprehur revoltën e tyre ndaj dënimit të bashkëqytetarëve të tyre, të cilët, sipas tyre, ishin të pafajshëm dhe se i tërë ky rast ishte konstruuar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë, të cilin atëkohë e udhëhiqte kushëriri i kryeministrit Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov.
Gjatë protestave, policia përdori topa uji dhe bomba me gaz lotsjellës, ndërkaq pasi që të njëjtët thyen disa nga dritaret nga kompleksi i gjykatave në Shkup, 6 shqiptarë u dënuan me nga tre vjet burg.
Avokatët e të dënuarve me burg të përjetshëm, vazhdimisht kanë deklaruar se ky është rast i montuar politik dhe se pas këtij rasti fshihet pushteti i Nikolla Gruevskit.
“Bombat” që lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev filloi t’i publikojë, ishin shpresa e vetme për të dënuarit. Ai vetë në disa raste ka thënë se të dënuarit janë të pafajshëm dhe se ekzistojnë biseda të përgjuara për rastin në fjalë, por megjithatë të njëjtat nuk i publikoi, i la në duar të Prokurorisë Speciale.
Për shkak të dyshimeve të mëdha dhe mungesës së provave, por edhe mundësisë së ekzistimit të telefonatave të përgjuara, pasi që erdhi në pushtet LSDM-ja, Gjykata Supreme solli vendim që lënda të kthehet në rigjykim që të hiqen të gjitha dyshimet për rast të montuar dhe njëkohësisht të dënuarit të lirohen nga burgu.
Lirimi i të burgosurve të rastit “Monstra” solli shpresë për nxjerrjen e drejtësisë në shesh, ndërkaq pas 4 muajve, pas shumë reagimeve në opinion, përfundimisht lëndën nën kompetenca e merr Prokuroria Speciale Publike e cila është përgjegjëse që të hetojë përgjimet e paligjshme që kanë ndodhur në Maqedoni në periudhën e sundimit të Gruevskit, transmeton Portalb.mk.
Procesi gjyqësor vijon, pala mbrojtëse ka shpresë që drejtësia do të del në shesh dhe se të dënuarit me burgim të përjetshëm do të shpallen të pafajshëm.
Më poshtë ua sjellim kronologjinë e ndodhive në pika të shkurtëra:
12 prill 2012 – 4 djelmosha të rinj (18 deri 21 vjeç) dhe një peshkatar 46 vjeçar u vranë në mënyrë misterioze në Liqenin e Smillkovës.
1 maj 2012 – Në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Ekipi i ministres së atëhershme të Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, bashkë me zëvendësin e saj, Xhelal Bajrami, ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe eprorë tjerë të Policisë, në një konferencë për shtyp deklaroi se të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë.
Jankulloska shkeli prezumimin e pafajësisë duke e vendosur veten në vend të Gjykatës dhe pa verdiktin e gjykatës, ajo tha se personat e njëjtë janë të rrezikshëm për religjionin e krishterë, përcjellë Portalb.mk.
8 maj 2012 – Haki Aziri u mor si dëshmitar i fshehur, por pasi që i njëjti hoqi dorë nga ky status, i njëjti u akuzua për të njëjtën vepër – terrorizëm.
Haziri gjatë deklarate më 10 janar të vitit 2013 ka thënë se nga 1 deri 7 maji i vitit 2012, kur askush nuk dinte për fatin e tij, policia e ka mbajtur atë në qytetin e Koçanit, duke i ka thënë se do ta lirojnë për dy ose tre ditë. Haziri tha se inspektorët e kanë kërcënuar me vdekje nëse nuk pranonte që Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
“Kur më arrestuan, inspektorët më kërcënuan se do të më dënojnë me 20 vjet burg ose nuk do të lëshojmë më të gjallë, nëse nuk pranoja se Alil Demiri ka kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Deklaratën që kam dhënë në hetuesi, nuk e kam dhënë me dëshirën time”, tha Haziri. Ai ka shtuar se ka presione të shumta dhe paralajmëroi se mund t’i ndodhin edhe gjëra të padëshiruara, gjatë mbajtjes në burg,
Shtator 2012 – Prokuroria propozon dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e Koduar “E1”.
Dhjetor 2012 – Filloi procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, të cilin e udhëhoqi gjykatësi Ivica Stefanovski. Dëshmia e vetme në bazë të së cilës akuzoheshin personat për terrorizëm ishte deklarata e dëshmitari të fshehur “E1”. Si prova tjera materiale në atë kohë Prokuroria i kishte cilësuar disa biseda telefonike mes të akuzuarve, Kuranin dhe disa libra fetarë të gjetur në shtëpitë e të akuzuarve, por edhe këngën “Për ty Gostivar” të kënduar nga Gold AG, që është gjetur në kompjuterin e njërit prej të akuzuarve. Provë tjetër kontestuese ishte edhe vetura “Opel Omega”, me të cilën Prokuroria kishte deklaruar se të akuzuarit kanë lëvizur me të njëjtën veturë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Ky automjet asnjëherë nuk u lejua që të shikohet nga afër, por vetëm nëpërmjet fotografive.
30 qershor 2014 – Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për shkak mungesës së provave, Sejdi Rami u shpall i pafajshëm. Demiri dhe Ismailoviq vazhdojnë të jenë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar në Maqedoni.
Korrik 2014 – Protesta masive në Shkup, qytete të Maqedonisë dhe diasporë kundër vendimit të Gjykatës Penale në Shkup për dënimin me burg të përjetshëm. Në protesta ka pasur përplasje mes forcave policore dhe protestuesve. Policia përdori dhunë ndaj qytetarëve të cilët kishin dalë për të kërkuar drejtësi. E njëjta hodhi bomba gazi lotsjellës, por ishte dhe e pajisur me topa uji. Policia asokohe formoi kordon policor te Q.T. Mavrovasja dhe nuk i lejoi protestuesit që të marshojnë deri përpara Qeverisë. Sipas informimit zyrtar të policisë, gjatë protestës janë lënduar 12 policë dhe është shkaktuar dëm material. Njëkohësisht sipas dëshmive me foto dhe video, ka pasur të lënduar edhe protestues, transmeton Portalb.mk.
30 korrik 2014 – 6 protestues u dënuan me nga 3 vjet burg për “pjesëmarrje në turmë”, pasi që kanë marrë pjesë në protestat për rastin “Monstra”.
9 shkurt 2015 – Lideri i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev, ka filluar me publikimin e “bombave”. Prej kësaj date lindi shpresa se ndoshta në ato materialet që Zaev publikonte krimin e pushtetit të Gruevskit ndodhet e vërteta për “Monstrën”. Vetë lideri i LSDM-së, ka thënë se ka materiale të përgjuara, por që të njëjtat nuk u publikuan.
15 shtator 2015 – Në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës, u formua Prokuroria Speciale e cila do t’i hetonte materialet e përgjuara apo “bombat” e Zaevit. E njëjta i mori të gjitha bisedat telefonike nga lideri i LSDM-së. Tani shpresa për zbardhjen e “bombave” eventuale u transferua te Prokuroria Speciale, prej së cilës edhe familjarët e të vrarëve, por edhe atyre të dënuarve vazhdimisht kanë kërkuar që e njëjta të tregojë nëse ka materiale të përgjuara dhe ta marrë rastin nën kompetenca. Prokuroria Speciale, arsyetohej se nuk mundet që ta marrë rastin në kompetenca pasi që duhet që të votohet ligji për dëshmitarët e mbrojtur.
3 tetor 2017 – Prokurorja publike Liljana Spasovska në seancën publike të Gjykatës Supreme, në të cilën u shqyrtuan ankesat për burgimet e përjetshme në rastin “Monstra”, të cilën të gjykuarve ua shqiptoi Gjykata Penale, ndërsa i konfirmoi edhe Gjykata e Apelit kërkoi pezullim të aktvendimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthimin e lëndës në rigjykim.
1 dhjetor 2017 – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin në lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse pranohen, aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytës shfuqizohen, ndërkaq lënda kthehet në rigjykim të shkallës së parë.
Njëkohësisht, pas më shumë se 5 viteve burg, u liruan të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri janë liruar nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.
Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri përkohësisht është liruar nga burgu (për shkaqe shëndetësore) pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.Në arrati vazhdojnë të jenë edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë, përcjellë Portalb.mk.
- 12 shkurt 2018 – Filloi rigjykimi. Gjykatësi i parë i lëndës është Ognen Stavrev, ndërkaq i dyti Osman Shabani
- 21 mars 2018 – Rastin “Monstra” përfundimisht e mori nën kompetenca Prokuroria Speciale Publike.
LEXO SHKRIME TJERA NË LIDHJE ME RASTIN:
- 14.03.2018 – Monstra, familjari i të vrarëve: E kam fotografinë e një agjentit që i është gjetur telefoni në veturën “Opel”
- 12.10.2017 – Analizë: “Bombat” ringjallën shpresat për “Monstrën”
- 13.04.2017 – “Monstra” pas burgosjes së Azirit shteti i mori 40 hektarë tokë te Liqeni i Smillkovës (VIDEO)
- 12.04.2017 – Avokati Pançevski: Trajko Veljanovski është i përzier në rastin “Monstra” (VIDEO)
- 03.05.2017 – Zaev: Të dënuarit e “Monstrës” janë të pafajshëm
- 01.05.2017 – Aksioni policor “Monstra”, pesë vite padrejtësi
- 07.04.2017 – Milloshoski kundër zbardhjes së rastit “Monstra”
- 02.12.2016 – “Fokus”: DSK i ka përgjuar të dënuarit e rastit “Monstra” përpara vrasjes së pesëfishtë!
- 27.05.2015 – Zaev: ‘Ekzistojnë dyshime serioze rreth rastit Monstra’ (VIDEO)
- 29.04.2015 – Jankuloska për “Monstrën”: Kamerat janë gati, por a do të kryejmë me vrasjen?
- 14.04.2015 – “Geshkovska, prokurorja e rastit “Monstra” emërohet nga Sasho Mijallkov”
- 30.10.2014 – Rasti “Monstra”, pasojat e një paraburgimi të padrejtë