Pastruesi i jashtëm i ajrit nga inovatori Pockov i neutralizon grimcat PM-10

Pastrues i jashtëm i ajrit të ndotur me filtra të integruar, vepër e inovatorit maqedonas Ivica Pockov është vendosur në rrugën Orce Nikollov në qendër të Shkupit. “Aero S” është pastruesi i parë i këtij lloji në Shkup dhe rajon, i cili synon t’i neutralizojë dhe mbledh grimcat PM-10 dhe me atë ta ulë ndotjen e ajrit, shkruan Meta.mk.

Pajisja mund të instalohet në afërsi të ndotësve potencial, në pika kritike të mjediseve urbane, siç janë komunikacioni ose udhëkryqet ose në afërsi të spitaleve, shkollave, zonave për këmbësor, parqeve ose çerdheve. Funksioni i tij është që t’i robërojë grimcat e dëmshme PM dhe të mos lejojë që të shpërndahen në mjedis.

Ndotja e ajrit është bërë realitet i njohur në shumë qytete të Maqedonisë, veçanërisht në muajt e dimrit. Arsyet janë të shumta, nga impiantet energjetike, oxhaqeve të kapaciteteve industriale, gazrat e shkarkuara, e deri te ngrohja e amvisërive me derivate fosile. Autoritetet e qytetit dhe komunale janë në shënjestër çdo vit për shkak pakove të varfra të cilat i ofrojnë dhe të cilat realisht nuk kontribuojnë për ndryshim të ndjeshëm të realitetit. Rezultat i kësaj janë listat e vendeve më të ndotura botërore, ku qytetet tona kuotojnë shumë lartë.

Të gjithë këto probleme nuk do të zhduken dhe do të duhet të zgjidhen në të ardhmen, thotë inovatori Pockov, por deri atëherë shpikja e tij mund të ndihmojë që të sigurohet ajër pak më i pastër në pjesët e mjediseve urbane. Pastruesi në varësi prej hapësirës që duhet ta pastrojë ose shkallës së ndotjes, mund të vendoset në lokacione të ndryshme dhe të ketë kapacitet të ndryshëm pasi që është modular, ndërkaq performancat e tij nuk janë të kufizuara.

“Qarkullimi i ajrit në pastruesin e vendosur nëpërmjet filtrave të kombinuar është 15.000 metër kub në orë ose në krahasim me volumin e një fushe të futbollit në ditë. Në varësi prej llojit të ndotësit dhe shkallës së ndotjes, nëse instalohet numër përkatës i pajisjeve “Aero S” dhe në atë zonë mund të ulet ndotja për 30 deri në 70%. Grimcat do të mbahen në pajisje pa dallim nëse bëhet fjalë për udhëkryq, zonë këmbësorësh ose shkollë”, thotë Pockov.

Në Shkup ka disa udhëkryqe të cilat janë pika të nxehta dhe ku çdo ditë kalojnë mbi 60.000 automjete. Nëse do të instaloheshin filtrat “Aero S” në këto vende, Pockov thotë se do të mundej të neutralizoheshin grimcat deri në 40%. Sipas të dhënave nga Enti i Statistikave, vjetërsia mesatare e automjeteve te ne është mbi 20 vjet, shumica e automjeteve janë dizel, dhe shumicës së tyre u janë hequr filtrat dpf dhe katalizatorët. Për këtë arsye edhe pastruesi i parë i ajrit është vendosur në afërsi të komunikacionit, në rrugën Orce Nikollov, në qendër të Shkupit.

“Pajisjen e instaluar në qendër të Shkupit të cilin e testuam, në pikë të distancuar prej 20 metrave nga “Aero S” bën dallim prej 18% përmirësim. Kjo përqindje rritet nëse numri i pajisjeve të instaluara është më i madh në lokacion ose nëse lokacioni është me qarkullim të vogël të ajrit për shkak të ndërtimeve të afërta dhe ngjashëm. Domethënë, me izolimin dhe robërimin e gazrave dhe grimcat e dëmshme PM nga këto pika të nxehta, koncentrimi ndjeshëm mund të ulet veçanërisht në periudhën e dimrit kur qarkullimi i ajrit është i ulur për shkak të inverzionit termik”, theksoi Pockov.

Ai shtoi se gjatë ndërtimit të pajisjes kanë pasur kujdes edhe në koston ekonomike, veçanërisht që të munden t’ia lejojnë komunat, kompanitë ose institucionet si spitalet, shkollat dhe çerdhet. Kështu, “Aero S” mund të shfrytëzohet edhe për vendosjen e reklamave, kështu që përveç funksionit ekologjik ajo mund të ketë edhe funksion ekonomik dhe vetë të sigurojë mbulim të shpenzimeve për këmbim të filtrave. Në varësi prej llojit, pajisja mund të instalohet me filtër mekanik i cili kushton rreth 300 euro dhe është varianti më ekonomik, por duhet të ndërrohet një herë ose dy në vit, ose me filtër elektrostatik, që zgjat më shumë dhe është një opsion i qëndrueshëm, por kushton disa herë më shumë.

“I kemi pasur parasysh të dyja opsionet dhe për atë e kemi projektuar “Aero S” të jetë në funksion si marketing i cili mund të brendohet, gjegjësisht të jepet me qira hapësira e marketingut, ndërkaq mjetet të ruhen për mirëmbajtjen e pajisjes{, thotë Pockov.

Pluhurin e filtrave e të pastruesit të parë të jashtëm në Shkup, piktori Dragan Bozhinov e transformoi edhe në ngjyrë, me të cilën krijoi piktura dhe bëri ekspozitë në të gjitha pikat “Europe House” në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button