Këshilli Gjyqësor ka mbajtur mbledhje të fshehta para zgjedhjes së kryetarit të ri, Dameva për së dyti herë është shkarkuar

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, sot në ora 16.30 e mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën u zgjodh kryetari i ri, Sashko Georgiev, pasi që paraprakisht është shkarkuar Vesna Dameva. Megjithatë, para kësaj, Këshilli Gjyqësor, ka mbajtur edhe dy mbledhje të jashtëzakonshme, por të njëjtat kanë qenë të fshehta, pa praninë e gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Në mbledhjen e parë e cila është mbajtur me dyer të mbyllura në ora 13.30, sipas njoftimit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së, është shfuqizuar vendimi i 26 prillit për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva.

Gjysmë ore më vonë, Këshilli sërish është mbledhur, gjithashtu me dyer të mbyllura dhe sërish e ka shkarkuar Damevën, por për dallim prej herës së parë kur numri i votave për shkarkim ishte i diskutueshëm gjegjësisht 7, këtë herë me 9 anëtarë të Këshillit Gjyqësor kanë miratuar shkarkimin e Damevës.

Sipas njoftimit, njëkohësisht është miratuar vendim me të cilën konstatohet dorëheqje e Selim Ademit nga pozita e nënkryetarit të Këshillit Gjyqësor, por me veprim të vonuar deri në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së, publikimin e vendimit për zgjedhje në Gazetën Zyrtare të RMV-së dhe regjistrimin e tij në Regjistrin Qendror si nënshkrues i autorizuar i të gjitha akteve dhe llogarive të Këshillit.

Pasi kanë mbaruar dy mbledhjet me dyer të mbyllura, për të cilat nuk kanë qenë të njoftuara mediat, Këshilli Gjyqësor ftoi mediat në mbledhje të jashtëzakonshme për në ora 16.30 ku pas disa minutave, anëtari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli e propozoi për kryetar Sashko Gjeorgievin ndërkaq në votim, ai mori 8 vota “për” dhe 4 “kundër.

Në seancë mungoi kryetarja e shkarkuar, Vesna Dameva.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button