Kërkimi llogari nga gjykatësi që e shpëtoi Mijallkovin është arsyeja e mundshme për kaosin në Këshillin gjyqësore, konsideron gjykatësja Vera Koco
Paralajmërimi se Këshilli Gjyqësor në rend dite do ta vendosë çështjen për përgjegjësi të gjykatësit nga Gjykata e Apelit të Shkupit Enver Bexheti, sipas ish-gjykatëses në Gjykatën Supreme Vera Koco, është një nga arsyet për të cilat spekulohet se i kanë iniciuar ndodhitë në Këshillin Gjyqësor, njofton Portalb.
Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thekson se sipas asaj që flitet në opinion, për gjykatësin i cili nëntë muaj në sirtar e ka ruajtur lëndën për përgjimin masiv “Target-Fortesa” ka pasur raport të përgatitur nga komision treanëtarësh i cili e ka shqyrtuar lëndën dhe ai është dashur të shqyrtohet në seancë.
“Ka mundësi që, tani po spekuloj, ka qenë lëndë që nëse të vendoset në shqyrtim ai raport ose jo dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor u ndanë në dy anë. Disa ishin për shqyrtim të atij raporti, të tjerët ndoshta jo. Dhe nga këto arsye erdhi deri në ndërprerje të seancës dhe papritmas u mor vendimi për shkarkimin e kryetares, gjë që është e pakuptimtë. Gjithashtu, spekuloj se për të njëjtin gjykatës ka pasur njëfarë propozim, nëse është zyrtar ose është vetëm ashtu kuloar, që të shkojë deri në Gjykatën Supreme. Nuk guxon të anashkalohet ajo që ai e ka bërë në Gjykatën e Apelit. Është fakt se në Gjykatën e Apelit lënda është mbajtur më shumë se nëntë muaj, edhe pse ka pasur debat që ka treguar në shfuqizimin e lëndës, që do të thotë se kanë mundur ta shfuqizojnë lëndën në kohë, në qoftë se ashtu kanë vlerësuar, dhe pastaj sa më shpejtë që është e mundur t’i qasen punës nga ana e gjykatës më të ulët. Ndërsa në këtë rast, lënda është mbajtur për gjatë kohë, pastaj është kthyer edhe pse ka qenë e qartë edhe për opinionin dhe për profesionistët e këtij drejtimi se u kanoset vjetërsim i kësaj vepre. Në këtë mënyrë nuk mund t’i shpëtohet përgjegjësisë se ka ndonjë qëllim i cili duhej të vërtetohet pikërisht në këtë seancë me anëtarët e Këshillit gjyqësor”, thotë Koco.
Sipas saj, në këtë mënyrë, jo vetëm Këshilli gjyqësor por edhe nga i gjithë sistemi gjyqësor të kërkohet llogari në mënyrë plotësuese e zvogëlon besimin tek qytetarët në[ sistemin gjyqësor.
“Ajo që po ndodhë është anomia, ndërsa ajo është mosrespektimi ose mosekzistimi i dispozitave ligjore dhe mungesë e normave dhe vlerave morale”, nënvizon gjykatësja Vera Koco.
Përndryshe, më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.
- LEXO: Reagimet për shkarkimin e Damevës nuk po pakësohen, ndërsa besimi te drejtësia dobësohet edhe më tej
- LEXO: Këshilli Gjyqësor nuk zgjodhi kryetar, reagime për tensionet dhe grindjet në institucionin e lartë gjyqësor
- LEXO: Selim Ademi: “Kryelartësia femërore”, arsyeja e shkarkimit të Damevës, zihej me gratë tjera
- LEXO: U shkarkua kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva
- LEXO: Është e palejueshme që një lëndë ta mbajë një vit gjyqtari-raportues dhe të mos e japë, thotë një gjyqtar i një prej Këshillave pesëanëtarësh për “Target-Fortesa” dhe “Thesari”
Një koment