Krenar Lloga i befasuar me “mungesën e njohurive” të kryetarit të Këshillit të Prokurorëve

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga është i befasuar me deklaratën e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski dhe thotë se nuk e ka pritur nga një përfaqësues i lartë i pushtetit gjyqësor i cili duhet t’i njohë ligjet dhe Kushtetutën, në opinion të thotë se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Një reagim, thuhet se sipas Kushtetutës, ministri i Drejtësisë është anëtar i Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare. Këshilli Gjyqësor fton rregullisht ministrin të marrë pjesë në seancat dhe dërgon raporte për punën e tij.

“Neni 15 i Rregullores përcakton se procesverbali, përveç të dhënave të tjera, përmban të dhëna për rendin e ditës që është konstatuar në seancë, parashtrimet, deklaratat dhe propozimet e të pranishmëve në seancë, diskutimin e zhvilluar, vendimet e marra dhe rezultatin e votimit. Procesverbali shqyrtohet dhe miratohet në seancën e Këshillit dhe pas vërejtjeve të mundshme, Këshilli nxjerr përfundimin që është pjesë përbërëse e procesverbalit të cilit i referohet vërejtja. Procesverbali i miratuar i mbledhjes së Këshillit nënshkruhet nga kryetari i Këshillit dhe sekretari i përgjithshëm, përkatësisht personi që ka mbajtur procesverbalin. Këshilli Gjyqësor është i detyruar që një kopje të procesverbalit t’ua dorëzojë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në mënyrë elektronike”, thuhet në reagimin e Llogës.

Ai thotë se ministri i Drejtësisë, si anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka të drejtë të reagojë dhe të kërkojë përmbushjen e detyrimit për dërgimin e procesverbalit të seancës së Këshillit Gjyqësor.

“Ju njoftoj se deri në këtë moment Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë ende përgjigje për shkresën me shkrim të Këshillit Gjyqësor, e cila kërkonte që procesverbali i seancës së 438-të dhe rendi i ditës i miratuar të dërgohej për shqyrtim. Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër po e ndjekim me vëmendje situatën në drejtësi dhe në prokurori dhe në këtë drejtim qasja do të na ndihmojë në përcaktimin e drejtimit në të cilin duhet të ecin ndryshimet ligjore për të eliminuar të gjitha mospërputhjet në funksion të garantimit të shtetit ligjor dhe reformave në gjyqësor. Presim që situata në Këshillin Gjyqësor të tejkalohet sa më shpejtë dhe ky të përfaqësojë një organ i cili do të mbrojë dhe jo të dëmtojë reputacionin e gjyqësorit”, thuhet në reagimin e Llogës.

Reagimi i Llogës erdhi pasi Jolevski në një emision në TV21 deklaroi se ministri i Drejtësisë nuk ka të drejtë të kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor.

“Ministria e Drejtësisë është pushtet ekzekutiv, pushteti gjyqësor është i veçantë dhe këtu ka përzierje të pushtetit. Sipas meje, ministri i Drejtësisë nuk ka autorizim në pjesën e pushtetit gjyqësor, dhe a do t’i mundësohet apo jo, ajo është çështje e Këshillit Gjyqësor”, tha Jolevski.

Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna DamevaZëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button