Lloga: Procesverbali i seancës së shkarkimit të Damevës ende nuk është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske për ngjarjet në Këshillin Gjyqësor, tha se Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë procesverbalin e seancës së Këshillit Gjyqësor, e cila u mbajt më 26 prill, në të cilën ishte shkarkuar Kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva, transmeton Portalb.mk.
“Sot kemi verifikuar, para se të vinim këtu, se të tilla procesverbale nuk janë dërguar te ne, nuk kemi asnjë informatë, përveç asaj që ju e keni dhënë si medie. Pjesa tjetër mbetet e paqartë, pasi që asnjë vendim nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare. Kështu që, nuk do të doja të hyja në këtë problematikë derisa nuk e kam në letër atë që kam kërkuar si ministër i Drejtësisë”, tha Lloga.
Kujtojmë se më 26 prill u shkarkua nga funksionini kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.
- LEXO: Tufegxhiq: Nuk është paraparë shkarkim i kryetarit të Këshillit
- LEXO: Geer: Jemi të shqetësuar, në shumë raste të korrupsionit të lartë ka veprime që çojnë në vjetërsimin e lëndëve
- LEXO: RMV, dështoi edhe përpjekja e dytë e Këshillit Gjyqësor për të zgjedhur kryetarin e ri
- LEXO: Kërkimi llogari nga gjykatësi që e shpëtoi Mijallkovin është arsyeja e mundshme për kaosin në Këshillin gjyqësore, konsideron gjykatësja Vera Koco
- LEXO: Selim Ademi: “Kryelartësia femërore”, arsyeja e shkarkimit të Damevës, zihej me gratë tjera
- LEXO: Reagimet për shkarkimin e Damevës nuk po pakësohen, ndërsa besimi te drejtësia dobësohet edhe më tej