Poema e ribashkimit që nuk ndodhi kurrë
Ndoshta të shkruash nuk ja vlen , kur je n’pyetje ti.
Por, shpirti im gjen paqen e shumë kërkume te shpirti yt.
Nuk ka asnjë fjalë, që e përshkruan heshtjen që ma kupton ti.
Sepse edhe heshtja jote për mua, u ba një sekrret I ri, e këtë sekrret e quajtem heshtje e mbushur me dashni.
E ma mir se na dyt, thujem kush ka jetu n’kët pyll?, brenda këtij pyllit u strukëm të dyt, në mes të tij e groposëm dashurinë, njani-tjetrit tu I thanë lamtumirë, se dashtëm asnjani po bashk me të na groposën edhe neve aty.
E ndezëm zjarrin e pafajsis tonë, e me të u djegëm edhe vet na.
Besuam se një ditë ai zjarrë do t’na ngrohë por, shkendijat e tij u shperndanë e mbi zemrat tona ranë.
E dija se do të djeg plaga por, e dija se do tja vlente ç’do dhimbje , sepse besova se një ditë do të vije, dhe ç’do plagë të këtij shpirti me dorën tënde do ta mbyllje.
Atë ditë kur ike më le me dridhje, andrrat e mija mendova se bijen.
Por ishte ajo dridhje që mbani tkuptoj, sa fortë I kishim thurrur ato.
A u mundova ti zhdukë?-po, u mundova shumë.
Por kuptova se sado që mundohem, e ardhmja të më tregoj diçka po mundohet.
E di se një ditë kur t’përqafona, kena me e kuptu se tanë jeta asht e jona.
Po deri sa t’vij ajo ditë me u njoftu prej fillimit, ka me na u djegë, me u tha, e me kullu gjak shpirti.
Kam me’t pritë jo me javë po me shekuj, kam me harxhu jo veç shpirtin po krejt jetën.
E ti kur ta kuptosh dashninë e vërtetë, kthehu te unë, ti e din që t’pres ç’do herë.
E atë ditë që kena me u pa, ç’do vend I botës ka me kuptu se zemrat tona u banën nja.
Se britma jem e mallit, ka me dridh tokën
E loti jot I ambël, ka me rrjedh n’krejt botën.
Me lotin tand kena me la ç’do dhimbje t’zemrës,
që dyt kena kalu, për me u pa, me u përqafu.
E britma jem ka me I nejt kundër, ç’do njeri që na dolen kunder e nuk e bindën vetin, se 2njerrëz e hupën vetin tu dasht n’heshtje, tu e venit vetin.
S’kam me gjet paqe derri ditën kur kena me u njoftu për s’dyti, po t’lus me ardh se t’kerkon shpirti.
Kur ka qaj shpirti yt, e ka ndjej edhe ky shpirt I imi.
E zemrës teme jan shtu rrahjet, saher zemra jote m’thirri.
Frymëmarjen tande ma kërkon aorta,
pa u pa ne dyt shum e vështir kana.
A je tu ardh?- se më mungon aroma,
Dua t’jemi bashk si në ditët tona.
Në ç’do pjesë të trupit m’ka mbet prekja e jotja.
E lëkurra jem, vjen arromë e jotja.
Banu helmi jem, e hajde t’vrrana.
Nëse jo n’kët botē, ma shpejt atje me u pa na.
A t’doket si me t’thirr unë, kur ta thirrin emrin?.
Më thuaj ç’far ndjenë?,- kur dikush thirret n’emër temin.
A e kthen kokën, e lyp me’m xhet mu?.
A t’dhem pjesa që su banëm bashk kur?.
Jo se s’dashtëm, po nuk mundëm.
Jeta keq na I ngatroj rrugët.
Kena me mbet veç ni andër e kësaj jete,
Kena me mbet ni pikë, te njani tjetrit n’zemër.
Veç na e dimë si I kalojmë ditët.
Unaza n’gisht tandin, po ta nxen frymën.
E vetes tem për ç’do ditë I fola,
ashtë e dikujt tjetër, s’asht e jotja.
Nuk e dinim ç’far ishim, por e donim ç’farë do qoftë.
Dy të dashuruar në heshtje, të pamundur përgjithmonë.
Vetëm një javë mbeti nga lamtumira jonë, të lutem më përqafo, më shtrëngo fortë.
°Unë po iki, edhe ti do të shkosh.
Ky kapitull, po mbyllet përgjithmonë.
Kena me jetu, tu shpresu me u pa,
Kena me prit ditën n’përqafim t’tjetrit me kanë.
Premtimet që I dhamë, dyt I thym
Kena me kan t’njejt sa jam ktu, mthe ti.
E po atë ditë t’premtova edhe unë, deri n’martesën tande kam me kan ktu.
Si me u pa ç’do dit, e me u sill si t’huj?
Ti e din shumë mir si jena kanë dikur.
Nese premtimi yt deshtoj, deshtoj edhe I imi
Kjo e jona ka fund, e ditëm prej fillimit.
Nuk e dashtëm fundin, po le ta mësojmë veten,
Dallgët e jetës, të dyve na tretën.
Nuk t’fajsova kurrë, e as nuk po t’fajsoj
E dinim të dytë, ky fund do të ndodh.
Nëse një ditë kthehesh, kthehu sa më shpejt
Të të pres një jetë, nuk e kamë të lehtë.
Edi se edhe ti s’don të rrish atje,
Si përket asaj bote, e kupton një ditë vet.
Ditën kur të kthehesh, të lutem më gjej
S’do të pres me vite, do të pres një jetë,
Do t’jetoj për ditën , kur kena me u ba nja.
Për ditën kur lotët n’sytë e tanë, kanë me u tha.
Edhe nëse dita me u pa, asnjëherë nuk vjen.
Ndëgjoje këngën tonë, mos qaj të lutem qesh.
Kujto kohën tonë, ç’do moment tonin
Sa shum qeshëm, sa pak dul loti.
Ata lot u mblodhën, u bënë një ujvarë
Që prej asaj dite, mundohem ti thaj.
Sa mendoj se u mbyll, kjo plagë e shpirtit
Më kujtohesh ti, dhimbja nis prej fillimit.
Martesa jote po afron, shko, jeto I lumtur pergjithmonë.
Ndjeki andrat tua, as’pak mos ndalo,
Kena me u ba mirr t’dyt, të paktën shpreso.
Kena me u msu pa prezencën e tjetrit, le të jetojmë për këtë dashuri, si dy të etur.
Fjala e fundit s’kana e leht me u than.
Me dridhet zani, nuk del asnje fjale.
Fjala jem e fundit s’ka me kanë lamtumira.
Por, Të dua gjithmon, je vet kuptimi, Dashuria.
Shkroi: Arlinda Ajdini