Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit britanik Charles III

Presidenti Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ku nesër – 06.05.2023, të shtunën, në Westminster Abbey, në Londër, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Stevo Pendarovski me bashkëshorten Elizabeta Gjorgieveska, mori pjesë edhe në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë,.

Pas shërbimeve, Pendarovski mori pjesë në pritjen e organizuar nga Sekretari për punë të jashtme, Komonvelt dhe ai për Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Xhejms Kleverli, ndërsa në Vestminster Hall u nënshkrua në librin e ngushëllimeve.

Charles III është shpallur zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar, më 9 shtator, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta II më 8 shtator. Ceremonia është mbajtur në Pallatin Shën James në Londër.

“Jam krejtësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat e përgjegjësitë e sovranitetit që janë tani mbi mua”, ka thënë mbreti Charles III përgjatë ceremonisë.

Përgjatë fjalimit televiziv, ai e ka kujtuar dashurinë dhe humorin e mirë të nënës së tij, e cila ka qenë në fron për 70 vjet. Charles është bërë mbret në momentin që i ka vdekur nëna, mirëpo sipas traditave, Këshilli i Aderimit mblidhet sa më shpejt që është e mundur për të shpallur pasardhësin.

Në këtë takim, mbreti ka mbajtur një fjalim për vdekjen e mbretëreshës dhe më pas është betuar për të mbrojtur Kishën e Skocisë – sepse në Skoci pushteti ndahet në mes të kishës dhe shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button