Pendarovski: Të jemi të zëshëm garantimin e sigurisë dhe kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias

Me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi mesazh, në të cilin tha se kjo ditë po festohet në kuadrin e krizave të shumta që pushtojnë të sotmen tonë, transmeton Portalb.mk.

“Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të zëshëm për të garantuar të drejta më të mëdha, siguri dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit e medias, në mënyrë që ata të kryejnë profesionalisht detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojë shpejt, saktë dhe pa censurë, pa presione politike apo biznesi. Ndërsa së bashku me gazetarët, të luftojmë kundër lajmeve të rreme, sepse qytetarët kanë të drejtën e informacionit të saktë, në kohë dhe të verifikuar”, thuhet në mesazhin e Pendarovskit.

Media e lirë, thuhet më tej, është parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është një e drejtë dhe përgjegjësi që secili prej nesh mund ta ushtrojë.

Në ditën e lirisë së mediave, Gazetarët Pa Kufij kanë publikuar raportin për Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Maqedonia e Veriut e radhitur në vendin e 38-të, pas saj Mali i Zi në vendin e 39, janë në grupin e vendeve me gjendje “pak a shumë të mirë”, ose të kënaqshme. Maqedonia e Veriut ka pasur një rritje me 19 vende nga viti i kaluar, ndërsa Mali i Zi një përmirësim me 24 vende.

“Maqedonia e Veriut mbetet në gjysmën e dytë të vendeve të BE-së/Ballkanit, por ka potencial real për ndryshim, ashtu si Mali i Zi dhe Kosova. Kohët e fundit janë ndërmarrë masa sistematike për rritjen e vlerësimit të sigurisë dhe ligjore, përkundër sulmeve të vazhdueshme ndaj gazetarëve: hyrja në fuqi e amendamenteve që dhuna kundër gazetarëve të konsiderohet si rrethanë rënduese dhe caktimi i një prokurori special në Shkup për të trajtuar rastet e gazetarëve”, thotë Pavol Salaj, kreu i zyrës BE/Ballkan të Reporterëve pa Kufij.

Në analizën e situatës me mediat në Maqedoni, më tej thuhet se ato vazhdojnë të përballen me financime jotransparente dhe jostabile, konflikt interesash, presione politike, fushata shpifëse dhe ngacmime në rrjetet sociale.

Vendin e parë në listë e zë Norvegjia, para Irlandës, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës, dhe në fund janë Koreja e Veriut, Kina dhe Vietnami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button