Të rinjtë mund të paraqiten në trajnimin për verifikimin e fakteve që do të mbahet këtë muaj në Shtip

Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ) dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, hap thirrjen e katërt për pjesëmarrjen e të rinjve të interesuar nga rajoni lindor dhe verilindor në Programin për trajnim mediatik “Dezinformatat dhe verifikimi i fakteve”, transmeton Portalb.mk.

Trajnimi do të mbahet nga 24 deri më 26 maj 2023 në Shtip dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze, ndërsa afati i aplikimit është deri me 22 maj.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm: https://icfj.tfaforms.net/4995004.

Nëpërmjet këtij programi, pjesëmarrësit më të mirë do të kenë mundësi për praktikë në një nga mediat e Fondacionit Metamorfozis: Meta, Portalb apo Vërtetmatës, ndërsa dy prej tyre do të kenë mundësinë të shkojnë në vizitë studimore njëjavore në SHBA.

Trajnues i trajnimit të katërt “Dezinformimi dhe verifikimi i fakteve”, ndër të tjera do të jetë gazetari i shquar John Greenberg, korrespondent i PolitiFact.

Greenberg ishte pjesë e ekipit të PolitiFact gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2012 dhe është një nga verifikuesit e fakteve që themeloi PunditFact në 2013 – projekt i dedikuar për të kontrolluar saktësinë e zotimeve të bëra nga ekspertë, kolumnistë, blogerë, analistë politikë, moderatorë dhe mysafirë në talk shoue. Greenberg është dy herë fitues i çmimeve nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë për raportim investigativ.

ICFJ dhe Fondacioni Metamorfozis zbatojnë projektin në tre faza gjatë vitit 2023 dhe përfshin katër seminare tre-ditore. Trajnimet janë pjesë e programit “Gazetaria për gjeneratat e reja: Programi i trajnimit mediatik” të Fondacionit Metamorfozis në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetari (ICFJ), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button