RMV, u hap edicioni i 35-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është hapur edicioni i sivjetmë jubilar i 35-të i Panairit Ndërkombëtar të Librit, raporton Anadolu.

Organizatori, Panairi i Shkupit, paralajmëron një program të pasur shtatëditor me mbi 60 shtëpi botuese, ndërsa numri i vizitorëve pritet të arrijë në 30.000, si para periudhës së pandemisë.

Në kuadër të programit pritet prania e një numri të madh të autorëve vendas dhe të huaj, me promovimin e librave të rinj në Qendrën Zyrtare Promocionale, ndërsa në stendat e botuesve paralajmërohen punëtori edukative dhe vizatime për fëmijët, si dhe takime me autorë dhe nënshkrime librash.

Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut është mbështetësi tradicional i panairit.

Panairi i librit sivjet do të zgjasë më 10 maj dhe mbahet në arenën Boris Trajkovski, çdo ditë nga ora 10 deri në 20.

Autoritetet informojnë se transportit të rregullt në Shkup i janë shtuar dy linja të përkohshme, 100 dhe 200, të cilat shkojnë deri në arenën Boris Trajkovski.

Çmimi i biletës së rregullt është 80 denarë, ndërsa 50 denarë për person është çmimi për grupet e organizuara të nxënësve dhe studentëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button