Tetovë, u shënua Dita Botërore e Librit, nxënësit morën çmime për poezitë më të mira

Dita Botërore e Librit dhe të Drejtës Autoriale, 23 prilli u shënua edhe sot në Tetovë. Në këtë aktivitet të organizuar nga biblioteka e Tetovës “Koço Racin” u ndanë çmimet e konkursit për poezitë më të mira për nxënësit e shkollave fillore, shkruan Portalb.mk.

Mahi Murtezani nga biblioteka e qytetit tha se biblioteka ka shpallur konkurs për të gjitha shkollat e Tetovës me rrethinë për poezinë më të mirë.

Mahi Murtezani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Mahi Murtezani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Ky konkurs organizohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe së bashku me Këndin Amerikan edhe në gjuhën angleze. Çmimin e parë e ka fituar shkolla “Istikball” nga Tetova dhe në vazhdimësi janë vendet tjera, në përgjithësi më shumë kanë fituar shkollat e fshatrave me rrethinë. I kemi publikuar në ueb-faqe rezultatet”, tha Murtezani, i cili mes të tjerash tha se ka pasur pjesëmarrës edhe në gjuhën turke.

Pjesëmarrja këtë vit ka qenë e lartë, ku kanë konkurruar  mbi 25 shkolla kanë me 230- 240 poezi

“Është bërë një traditë, është aktivitet që organizohet gati 20 vjet”, theksoi Murtezani.

Nga ana tjetër, Gëzim Sulejmani nga Këndi Amerikan tha se edhe sivjet ata si kënd janë pjesë e konkursit letrar.

Gëzim Sulejmani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Gëzim Sulejmani, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Ne përveç ditës së librit e shënojmë edhe muajin e poezisë amerikane, për shkak se në Amerikë muaji prill i dedikohet krijimit të poezive. Edhe ne jemi munduar me shkollat e Tetovës dhe rrethinës që arsimtarët – profesorët  e gjuhës angleze t’i motivojnë, të mbajnë punëtori dhe t’i ndihmojnë fëmijët ta shprehin botën e tyre përmes krijimeve. Sivjet kemi numër më të shtuar të poezive”, tha Sulejmani.

Ndryshe, 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button