Rikthehen diskutimet e librave nga autoret në Tetovë

Pas një pauze disa mujore për shkak të mungesës së hapësirës dhe transferimit të Hapësirës  Socio Kulturore në një objekt tjetër për shkak të marrjes së objektit paraprak nga ana e Komunës së Tetovës, rikthehen diskutimet e librave të shkruar prej autoreve nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” dhe Social Cultural Space Tetova, shkruan Portalb.mk.

Koncepti rreth diskutimeve të librave dhe promovimit të autoreve i cili lindi si mungesë e ngjarjeve rinore për të rinjtë rreth librave dhe autoreve, ka ngjallur interes për të rinjtë e Tetovës dhe rrethinës.

Të rinjtë e Tetovës, përsëri kanë mundësi që njëherë në muaj të mblidhen në hapësirat e Social Cultural Space Tetova dhe të diskutojnë për libra, por jo vetëm. Ata mund të shikojnë edhe filmin e librit të përzgjedhur për atë muaj si dhe në organizim të vishen me veshje të tematikës së librit dhe kohës në të cilën zhvillohet ngjarja. Krejt në fund të diskutimit, ata argëtohen me muzikë, festë dhe socializim mes tyre.

Këto ngjarje mujore u rikthyen përsëri nga mbrëmë, ku organizatorët thonë se nuk do të ndalen.

Libri i radhës i cili u diskutua mbrëmë ishte “Persepolis” nga Marjane Sarapi.

Diskutimi i librit “Prepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Diskutimi i librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Nga Mollëkuqja theksojnë se letërsia e ofruar qoftë në programet mësimore, qoftë në të tjera aktivitete jashtëmësimore shumë shpesh “përjashton” autoret.

“Kjo do të thotë që perspektiva e grave as që diskutohet në të gjitha nivelet e arsimit. Andaj këto organizime tonat kanë për qëllim të njoftojnë të rinjtë me  krijimtarinë e autoreve”, thanë nga Mollëkuqja.

Diskutimi i librit “Prepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Diskutimi i librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Nga ana tjetër, nga Hapësira Socio Kulturore Tetova thonë se janë të lumtur që më në fund rikthehet ndodhia e rregullt mujore e cila ishte ndër aktivitetet më të pëlqyera.

“Përveç praktikës se leximit dhe diskutimit të romaneve të përzgjedhura, këto mbledhje dhe festa luanin rol të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave për çështjet sociale dhe kulturore nëpërmjet bashkëbisedimit, shoqërimit dhe zbavitjes”, thanë nga Space Tetova.

Diskutimi i librit “Prepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Diskutimi i librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Ky format i diskutimit të librave është treguar efektiv dhe tërheqës për të rinjtë, ku siç thonë organizatorët pjesëmarrja e të rinjve dhe përshtatja me tematikat e librave e ka treguar më së miri këtë.

Këto aktivitete u pauzuan për shkak të problemit rreth hapësirës së objektit ku paraprakisht ishte e vendosur Social Cultural Space, ku më pas Komuna e Tetovës largoi organizatën nga aty duke ndryshuar bravën e derës. Për më tepër për këtë rast lexo KËTU.

Diskutimi i librit “Prepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Diskutimi i librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Ndryshe, nga diskutimet paraprake përveç librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi, më pare në këtë format u mbajtën diskutime edhe librat “Vrasje në Orient Ekspres”, “Krenari dhe Paragjykim”, “Rrëfenja e Shërbëtores”, “Harry Potter”, “Kënga e Akilit & Troja”, “Dracula” dhe e fundit ishte për 28 nëntor me poezi shqipe.

Diskutimi i librit “Prepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Diskutimi i librit “Persepolis” nga Marjane Sarapi në Social Cultural Space Tetova në bashkëpunim me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button