Gmail do të ketë shenjën blu të verifikimit

Google ka vendosur të sjellë një opsion të ri në Gmail që do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë nëse dërguesi është i vërtetë apo një mashtrues, transmeton PcWorld.al.

Kur të merrni një e-mail nga një kompani që ka verifikuar identitetin e saj, do të shikoni etiketa blu ngjitur me emrin e tyre në postën tuaj elektronike.

Ky përditësim është implementimi më i fundit i Brand Indicators for Message Identification (BIMI).

Google filloi testimin e BIMI në 2020-ën. Fillimisht ju ofroi brendeve të cilat ishin të regjistruar në BIMI të përfshinin logo të verifikuara në e-mail-et e tyre. Etiketat blu pritet të jenë një indikator më i dukshëm se një dërgues është legjitim.

Kur një përdorues mban shigjetën e mausit mbi etiketën, do të shikojnë një dritare pop-up të shfaqet ku lexon “Dërguesi i këtij e-mail-i ka verifikuar se kanë në pronësi domainin dhe logon në imazhin e profilit.” Dritarja përmban edhe një lidhje ku përdoruesit mund të gjejnë më shumë informacion.

Përfshirja e elementëve të besueshmërisë siç janë etiketat blu janë shumë të dobishme në një kohë kur sulmet dhe mashtrimet përmes e-mail-it janë bërë diçka e përditshme.

Ndryshe nga të tjerët Google siç duket nuk do ta përdorë për të gjeneruar të ardhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button