Aleksoski: Telefonin e kam në shtëpi, nuk është e saktë që është gjetur në Liqenin e Smilkovës

Sinisha Aleksoski, këshilltari për siguri nacionale i ish presidentit Gjorge Ivanov, është dëshmitari i dytë në “Monstra” pas Sasho Mijallkov, i cili është duke dhënë deklaratë në gjykatë. Ai është I punësuar në Agjencinë për zbulim dhe në fillim ka thënë që nuk njeh asnjë nga të akuzuarit. Ai ka thënë që me ministren e atëhershme të MPB-së, ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish drejtorin e BSP-së Ljupço Todorovski, ka komunikuar vetëm zyrtarisht, transmeton MaxFax, përcjell Portalb.mk.

Para se të ndodh ngjarja, Aleksoski nuk ka pranuar të dhëna në formë të shkruar që diçka do të ndodh në ditën kritike kur janë vrarë pesë personat në Liqenin e Smilkovës. Por, me gojë ka qenë i informuar për gjoja grup të armatosur të pranishëm në male i cili do të sulmonte ndonjë stacion policor.

“Gjithmonë para festive fetare ndiqen procedurat standarde operative. Grumbullohen të dhëna për qëllime për sulme terroriste nga ekstremistë të cilët mund të kryejnë sulme mbi objekte fetare, ku ka frekuencë më të madhe të njerëzve. Në ato plane përfshihet edhe lëvizja e presidentit. Vinin njoftime nga nëpunës policorë, persona ushtarakë, persona të autorizuar në DSK. Në një prej tyre kisha e lajmërim policor me informatë, përkatësisht interpretim të informatës nga ana e nëpunësit policor, Zoran Trajkovski, i cili ka thënë që ekziston grup i cili ka lëvizur nëpër male dhe mund të sulmojë stacion policor. Unë u takova me atë dhe e pyeta a është informatë burimore ose interpretim i informatës, siç edhe a ka shkruar informatë operative. Më njoftoi që me informatën i ka njoftuar pjesëtarët e shërbimit ushtarak dhe pjesëtarët e seksionit rajonal të DSK-së në Kumanovë. Kërkesa e tij ishte që nëse unë kam të dhëna, t’i ndajmë dhe shkëmbejmë, kurse unë i thashë që çdo vit ka lajmërime me gjysmëinformata”, ka thënë Aleksoski.

Pas ngjarjes, të gjithë janë paraqitur dhe të gjithë e kanë ditur, ka thënë Aleksoski, i cili tha që ka pranuar mesazhe, ndër të tjerat edhe nga Zoran Trajkovski.

“Mund të bëhet fjalë për ish punonjës policor Bashkim Bajrami, ndërsa sipas vendit të ngjarjes, ai jeton diku njëqind metra nga vendi i vrasjes. Në atë moment ai ishte në arrati, pra ka thënë që nëse ai është kthyer për në shtëpi, do ta kishte përdorur atë rrugë”, shtoi Aleksoski.

Aleksoski ka thënë që ka pasur takime zyrtare me familjet e fëmijëve të vrarë, ndërsa janë takuar edhe jozyrtarisht në shtëpinë e nëpunësit i cili ka qenë i angazhuar për sigurinë e familjes Ivanov.

“Takimi i parë me familjet e viktimave ishte në kabinetin e presidentit të shtetit, me kërkesë të tyre, për t’i prezantuar ato materiale dhe biseda që i kanë pranuar nga lideri i LSDM-së. Ishte takim zyrtar, ku janë paraqitur dyshime të caktuara në lidhje me institucionet dhe si kanë vepruar ato me rastin, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së klasifikimit të dokumenteve të caktuara në atë lëndë. Në takim ishin edhe Gjorge Ivanov, procesverbalist, sekretari i përgjithshëm. Ata pyetën nëse kemi shkresë nga përfaqësues të huaj në lidhje me këtë rast, për t’u ndihmuar atyre. Takime jozyrtare kemi pasur në shtëpinë e Oliver Naqevski, i cili ishte nëpunës personalisht i angazhuar për sigurinë e familjes në shtet dhe farefis i afërt i njërit nga fëmijët e vrarë”, ka thënë Aleksoski.

Naqevski e ka njoftuar Aleksoskin çka është biseduar në takimin me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev. Aleksoski ka akuzuar që Zaev ka shprehur të pavërteta për atë, kur u ka thënë familjeve që në Liqenin e Smilkovës është gjetur celulari i tij. Të njëjtën Aleksoski ia ka thënë edhe avokati Naser Raufi.

Naqevski më njoftoi për takimin me liderin e LSDM-së, në të cilin ka paraqitur dyshime serioze për involvim të nëpunësve të lartë policorë në rastin me sjellje pasive ose aktive, duke më involvuar edhe mua, se gjoja ndonjë celular i imi ka rënë te liqeni. Lideri i LSDM-së flet të pavërteta dhe shpif. Ai theksoi se ka dyshime edhe për prejardhjen  e automjetit “opell omega”, për të cilin lideri i LSDM-së ka theksuar, duke cituar dispozita në aktgjykim, mund të jetë pronësi e MPB-së, ndërsa i përdorur nga njësia “Alfa”, arsyetoi Aleksoski.

Sinisha Aleksoski ka pasur dy takime me Zoran Zaev, konfirmoi dëshmitari, e janë mbajtur në Qeveri dhe në kabinetin e Ivanovit.

“I pari ishte me kërkesë nga unë, ndërsa i dyti me kërkesën e tij. Në takim u ballafaqua me raportet të cilat i ka parë për të parën herë dhe kërkuam sqarim për atë që ua ka thënë familjeve të viktimave dhe avokatit Naser Raufi. Zaev ka mohuar se e ka përmendur Aleksoskin, kurse ka thënë që tek ai kanë ardhur çdo lloj informatash. I thash edhe atij që në flotën e automjeteve të MPB-së nuk ka veturë ‘opell omega’. Disa herë e pyeta kush është burimi që tregon gënjeshtra, por ai nuk mu përgjigj. Prej tij kërkova të ndal me keqpërdorimin e emrit tim, me çka mu përgjigj në mënyrë pohuese”, ka thënë Aleksoski.

Ai mohonte se e ka humbur telefonin dhe tha që e ka në shtëpi së bashku me SIM-kartelën zyrtare të cilën atëherë e ka përdorur.

“Unë qartë u përgjigja që ende e përdor telefonin ‘Nokia E6’, me gjithë përmbajtjen, të gjitha bisedat, si dhe SIM-kartelën që është zyrtare nga MPB-ja, të cilën po ta kem humbur do të ishte dashur të bëj duplikat, që nuk ka ndodhur. Në lidhje me automjetin, thashë që unë kam qenë komandant, e kjo ka qenë diku 30 muaj para se të ndodhte ngjarja, në flotën e automjeteve ka pasur ‘opell vektra’”. Për atë veturë kam nënshkruar urdhra për t’u përdorur nga punonjës, për atë ka edhe të dhëna. Pas nëntorit 2009 nuk e di. Kjo mund të kontrollohet lehtë dhe të hidhet poshtë si e pavërtetë. Sa i përket çështjes nëse kam të dhëna tjera për rastin, e sqarova rolin tim në kabinetin e ish presidentit”, tha Aleksoski i cili pastaj tha që me Naqevskin ka pasur edhe takim të tretë.

Në takimin e fundit, Aleksoski tha që Naqevski ka qenë i shqetësuar nëse lënda do të përfundohet, përkatësisht a do të mbeten prokurorët e njëjtë apo do të ketë të ri. Ai nuk është përgjigjur në pyetjet, kurse takimi ka qenë pasi lënda është dorëzuar në PSP. Familjet kanë kërkuar nga Aleksoski të kërkojë informata nga DSK-ja, MPB-ja dhe institucionet tjera të cilat do t’ua tregonte.

“Për gjithçka që ne do të zbulojmë, ata do të njoftohen në mënyrë përkatëse”, tha Aleksoski. Për vrasjen në Liqenin e Smilkovës ka dëgjuar nga truproja e Maja Ivanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button