Opozita kërkoi seancë të jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës
Deputetët e opozitës po kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina, transmeton KlanKosova.
Kërkesa e 41 deputetëve të partive opozitare, PDK-së, AAK-së dhe Nismës tashmë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit që pritet të mblidhet të hënën.
Klan Kosova e ka siguruar ekskluzivisht këtë dokument. Opozita po kërkon që seanca të mbahet gjatë javës së ardhshme.