Spasovski: Konfiskimi më i madh i drogës në këta tre muaj ka të bëjë me persona të afërt me VMRO-DPMNE-në

Në seancën e sotme 113 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ishte e rezervuar për çështje parlamentare, deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE pyeti ministrin Oliver Spasovski për të shtënat nga Samet Misimi dhe çfarë ka bërë MPB-ja për këtë, transmeton Portalb.mk.

Ministri Spasovski informoi se ndaj personit konkret është parashtruar kallëzim penal nga MPB.

“Janë ndërmarrë të gjitha veprimet penale dhe hetimore dhe paraprakisht është bërë një tjetër kallëzim penal. Pra ndaj atij personi janë dy kallëzime penale aktive të dorëzuara në Prokurorinë Publike në Shkup”.

Ministri Spasovski prezantoi shifrat dhe statistikat për krimin, trafikun dhe sasitë e drogave të konfiskuara, të cilat janë më të mira se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa viti i kaluar ishte viti më i sigurt dhe ndër më të mirët në të gjitha segmentet e sigurisë, lufta kundër krimit që nga pavarësinë deri më sot.

“Sa i përket rezultateve për parandalimin e trafikut të drogës, kemi rezultate të shkëlqyera. Për këta tre muaj kemi sekuestruar 1.56 kg kokainë, 129 kg marihuanë dhe 6.5 kg amfetaminë. Gjithashtu, nga persona juridikë nga Kavadari dhe Manastiri kemi sekuestruar 1.57 ton marihuanë në vlerë rreth gjashtë milionë euro. Kjo marihuanë është e njerëzve të afërt me VMRO-DPMNE-në. Të kujtojmë edhe profesoren tuaj të gjuhës gjermane në shkollën e Aerodromit, anëtare e këshillit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në Komunën e Aerodromit në zgjedhjet e fundit lokale. Këto janë strukturat për të cilat mbështetni dhe luftoni. Aksidentet e trafikut me viktima janë ulur me 3.6% për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Reduktimi i përgjithshëm i kriminalitetit për katër muajt e parë është 12,26%”, theksoi ministri Spasovski.

Ministri Spasovski, në pjesën për emërimin e kreut të NjPB-së Gazi Babë, theksoi se deputeti dhe për rrjedhojë VMRO-DPMNE nuk janë informuar fare se kryesuesi është emëruar që nga dita e parë dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, i cili është nga VMRO-DPMNE, e di këtë.

“Për stacionin plicor në Autokomandë nuk keni lidhje që nga dita e parë është kryetar i ri i NjPB Gazi Baba, zoti Jovanovski, nuk e keni idenë se ku jetoni, e jo më të tregoni për Maqedoninë”, theksoi Spasovski.

Në fund, ministri Spasovski theksoi se është gjithmonë i gatshëm të argumentojë me shifra, statistika dhe fakte konkrete për gjithçka që është bërë gjatë mandatit të tij dhe të gjitha reformat që janë bërë në MPB që sot të jetë institucion në të cilin qytetarët kanë besim të madh dhe një nga tre institucionet më transparente të pushtetit ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button