Dëshmi të reja për “Monstrën”: Prapa vrasjes qëndron një ish-polic dhe komandant i kufirit në Bllacë

Sot është mbajtur seanca e radhës e rastit “Monstra”, ku u lexuan disa SMS-dëshmi në lidhje me vrasje në Liqenin e Smillkovcit, transmeton Portalb.mk.

Nga dëshmitë e lexuara nga gjykatësi Osman Shabani në seancën për rastin “Monstra”, shihet se polici me iniciale Z.T. derisa komunikon me SMS, i tregon bashkëbiseduesit se prapa vrasjes qëndron një ish-polic dhe komandanti i Vendkalimit Kufitar Bllacë.

Polici përmes SMS e kishte paralajmëruar për një vrasje të tillë edhe këshilltarin e presidentit.

“Për këtë e kam njoftuar edhe këshilltarin e presidentit, por edhe “Radnikot”, të cilin tani nuk mund ta marrë në telefon, nuk më përgjigjet”.

Seanca e radhës, për leximin e SMS tjerë për rastin “Monstra”, do të mbahet më 10 tetor.

Përndryshe, pyetjeve të prokurores, Fatime Fetai dhe familjarëve të viktimave në rastin “Monstra”, për procedurën për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, iu është përgjigjur ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ka njoftuar se, deri te ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri ka dërguar tre shkresa për procedurën në fjalë,

LEXO:  DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button