Gjykata Penale i dënoi avokatët e “Monstrës”, nuk do të fillojë gjykimi nga e para

Gjykata Penale e Shkupit i ka dënuar, avokatët e të akuzuarve në rastin “Monstra”, në të cilën po gjykohen personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, pasi që ata në mënyrë demonstrative e lëshuan sallën e gjykatës, pasi që Gjykata insistonte që të emërojë gjykatës sipas detyrës zyrtare për të disa prej të akuzuarve me qëllim që të mos kthehet lënda sërish nga e para. Gjykata akuzon se avokatët janë dënuar për shkak të sjelljes së pahijshme dhe të palejueshme, e cila sipas gjykatës shkon në dëm të të akuzuarve dhe të dëmtuarve në lëndë, njofton Portalb.mk.

“Pasi që në Gjykatë u dorëzuar vendim me të cilën është konstatuar se mbrojtësi Asmir Alispahiq është pozitiv në Kovid-19, a në të gjitha debatet në 40 ditët e fundit ka munguar për shkak të arsyeve tjera, gjykata i propozoi avokatit Naser Raufi, i cili nuk ka mbrojtje të kundërshtuar me mbrojtësit tjerë ta zëvendësojë kolegun, por i njëjti refuzoi. Plotësisht u propozua, nëse debati anulohet, në seancën e radhës gjykimi formalisht të fillojë nga e para, për shkak të kalimit të 60 ditëve, vetëm me leximin e provave të cilat janë nxjerri deri më tani, por ai edhe këtë propozim e refuzoi dhe avokatët pa lejen e gjykatës dhe çfarëdo arsyetimi e lëshuan sallën”, sqarojnë nga gjykata.

Për këtë, gjykata të akuzuarve u ka caktuar mbrojtës sipas detyrës zyrtare për këtë seancë, a nëse nuk do të mbahej kjo seancë do të kalonte afati 60 ditor dhe gjykimi do të duhej të fillojë nga e para.

Gjykimi ka vazhduar me leximin provës materiale – raportim për punimin e ekspertizës dhe mendimit, ndërkaq seanca e radhës do të vazhdojë më 24 dhjetor.

“E informojmë opinionin se në kushte të pandemisë gjykata po i bën të gjitha përpjekjet për vazhdimësi të procesit konkret gjyqësor dhe rregullisht dhe me transparencë e njofton opinionin, a për sjelljen e sotme të avokatëve, gjykata miratoi vendim me të cilin i dënon në pajtueshmëri me nenin 75, paragrafi 1 i LPP-së dhe për këtë vendim do ta njofton Odën e Avokatëve të RMV-së, thuhet në njoftim.

Portalb.mk kontaktoi me Naser Raufin për të shpjeguar arsyet e lëshimit të seancës.

“Duan ta mbajnë derisa Asmiri e ka të arsyetuar me ligj mungesën e tij. Emërojnë avokatë mbrojtës për të akuzuarit, a të njëjtit s’kanë lidhje me lëndën. Për këtë e lëshuam sallën në mënyrë demonstrative”, tha shkurt për Portalb.mk, Raufi.

Gjykimi po shkon drejt fundit, dhe sipas paralajmërimeve paraprake të gjykatësit të lëndës, Ognen Stavrev por edhe të prokurores Fatime Fetai kanë mbetur edhe 2 seanca deri në fjalët përfundimtare.

Rasti “Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë në Maqedoni nuk mbajnë.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim, por autoritetet kosovare ende nuk i kanë ekstraduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button