“Bombat” për “Monstrën”: Bexheti ka refuzuar të nënshkruajë ekstradimin, dëgjohen fallxhorja dhe nëna e Gruevskit

Bombat për “Monstrën”, gjithsej 25, u dëgjuan sot në gjykimin për këtë proces gjyqësore të njëjtit prokuror, i cili vazhdoi me të njëjtët prokurorë, Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, por nën kompetenca të prokurorisë së rregullt.

Në biseda dëgjoheshin zërat e përfaqësuesve të pushtetit të mëparshëm dhe njerëz të afërt me ta. Në njërën bisedë, Mile Janakieski i thotë bashkëbiseduesit se fëmijët ishin vrarë me gjuajtje breshëri (rafal), ndërsa peshkatari ishte vra për shkak se kishte qenë dëshmitar.

Në një bisedë tjetër, prej 16 prill 2012, Mile Janakievski dhe Gordana Jankuloska diskutojnë për atë se deri ku kishte mbërri hetimit dhe nëse kishin gjurmë për autorët.

“Do të na duhet kohë. Deri tani s’kemi pasur ndonjë rast të këtillë. Gjithmonë jam optimist, por është vështirë. Këso ngjarje nuk ka pasur në historinë e Maqedonisë. Ka pasur ushtarë, por këta janë fëmijë, kurrë s’ka pas pesë civilë, madje as në luftë”, thotë Jankulloska.

Në një bisedë të datës 23.08.2013, Goradana Jankulloska këshillohet me Saso Mijalkovin rreth një kërkese të Blerim Bexhetit për lirimin e njërit prej të pandehurve si ndihmës në “Monstra” për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Të njëjtën ditë, në një bisedë tjetër, Jankulloska flet me Blerim Bexhetin, i cili e informon Jankulloskën se njëri nga ndihmësit në çështjen Monstra është i sëmurë rëndë dhe se nga partia i kanë kërkuar të flasë për atë gjë.

“Për shkak se ai është ndihmës, kushtet për ndërprerje të dënimit janë përmbushur”, thotë Bexheti, duke i thënë Jankullovskës se çështjen po e udhëheqka DSK-ja dhe se duhet të flasë me Saso Mijalkovin, i cili është më mirë i njohur me rastin.

Ljupço Todorovski, në një bisedë më 14 mars 2013, ankohet te Sasho Mijalkov se Bexheti nuk ka dashur të nënshkruajë kërkesën për ekstradim të të pandehurve në “Monstra” nga Kosovës. Në të njëjtën ditë, Jankullovska bisedon me Blerim Bexhetin rreth kërkesës për ekstradim.

“Kemi komunikim edhe atje. Gjithçka do të përfundojë mirë. Çështja do të dërgohet në Prishtinë nesër. Mendoj se s’do të ketë asnjë problem”, siguron Bexheti Jankullovskën, por kërkon që të mos ketë seanca dëgjimore për rastin para zgjedhjeve.

Përveç zyrtarëve, ka biseda edhe të fallxhores së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe sekretares së tij Lençe Samarxhiska, si dhe nënës së tij, Nada Gruevska, me kushëririn e tij Vllatko Mijallkov, i cila tregon se kishte mendimin e saj dhe ia kishte dërguar ish drejtorit të DSK-së.

Shumica e bisedave nuk zbuluan asgjë thelbësore për këtë rast.

Për vrasjen e pesëfishtë, më 12 Prill 2012, kur u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski u vranë, në procedurë paraprake me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviqi, Gzim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor 2017 i shfuqizoi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u shqiptoi masën e kujdesit. Pasi shfuqizimit të aktgjykimeve, çështjen “Monstra” e mori PSP-ja dhe çështja u dërgua në rigjykim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button