“Monstra”, Aziri tre orë i pyeti dhe i kontestoi përgjigjet e ekspertëve të Policisë dhe Mjekësisë Ligjore

I akuzuari Fejzi Aziri nuk u nda i kënaqur me përgjigjet nga ekspertët e balistikës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Mjekësisë Ligjore të cilët kanë kryer ekspertiza në lidhje me atë se si janë vrarë pesë personat në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Prokuroria disa herë u ankua te gjykatësi që mbrojtja të mos i komentojë përgjigjet e ekspertëve, ndërkaq avokatët e palës mbrojtëse thanë se në ekspertiza qëllimisht janë bërë lëshime.
Këto janë përfundimet e seancës së sotme gjyqësore të rastit “Monstra”, në të cilën fillimisht Aziri për tre orë i ka pyetur katër mjekë të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë kryer autopsinë e pesë trupave të vrarë dhe dy ekspertë të balistikës nga Policia, të cilët nëpërmjet plumbave të gjetur nga vendi i ngjarjes kanë analizuar çështjen e armatimit të përdorur gjatë vrasjes, raporton Portalb.mk.

Aziri, pasi merrte përgjigje nga ekspertët, disa herë i ka kontestuar, ndaj të cilave merrte vazhdimisht edhe vërejtje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, të cilët ankoheshin te gjykatësi se i akuzuari vetëm duhet të pyet dhe jo t’i komentojë përgjigjet.

Fetai, gjatë seancës gjithashtu tha se do t’i lejojë të gjitha pyetjet që sipas saj, të mos thotë pala mbrojtëse se rasti është i montuar.

“Që të mos thoni se rasti është i montuar të gjitha pyetjet po i lëjojmë, edhe pse shumë prej tyre janë të parëndësishme”, tha Fetai.

Avokatët dhe prokurorët special, gjatë seancës u konfrontuan pas pyetjes që ia bëri Aziri ekspertit të balistikës në lidhje me atë se gjatë vrasjes a është gjuajtur në mënyrë të ndërprerë apo të pandërprerë, ndaj së cilës reagoi prokurorja Fetai, duke thënë se këtë duhet vetë ta sqarojë Aziri se si është gjuajtur, ose ta sqarojnë ata rreth tij, duke aluduar në të akuzuarit e tjerë. Deklarata e Fetait shkaktoi reagim te avokatët Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq, duke theksuar se prokurorja po e shkel të drejtën e prezumimit të pafajësisë.

Disa nga pyetjet dhe kontestimet e Azirit

“Mjekësia ligjore nuk ka dokument që i ka dorëzuar te balistët projektilet e plumbave të nxjerra nga trupat e vrarë. Më 15 shkurt të vitit 2013, Mjekësia Ligjore ka deklaruar se janë dorëzuar projektilët, por gjatë seancës nuk e kanë shkruar në proces verbal”, tha Aziri, transmeton Portalb.mk.

Eksperti i balistikës tha se peshkatari Borço Stevkovski është vrarë me një lloj të armës, e cila nuk është përdorur te të vrarët tjerë. Aziri ndaj kësaj ka reaguar duke thënë se në akuzë shkruan se peshkatari është vrarë me dy lloje të armëve.

“A mund të konstatohet kalibri i municionit me të cilin është gjuajtur, kur projektili është nxjerrë nga trupi?”, pyeti Aziri. Balistët theksuan se nuk mund të konstatohet. Pas kësaj, Aziri tha, sipas mendimit tim mund të konstatohet, por s’tregojnë.

Aziri kërkoi që të merren në pyetje edhe ekspertët e krim-teknikës që i kanë mbledhur dëshmitë nga vendi i ngjarjes, pasi që ekspertët e Mjekësisë Ligjore dhe ato të balistikës të gjithë punët i kanë kryer në laboratori dhe nuk kanë dalë t’i marrin nga terreni.

Aziri gjithashtu i pyeti mjekët e Mjekësisë Ligjore nëse është e mundur që personi i vrarë t’i mbajë çelësat në dorë, duke aluduar në peshkatarin, i cili sipas Mjekësisë Ligjore, pasi është gjetur i vrarë, në dorën e tij ka pasur një palë çelësa.

Meku nga Mjekësia Ligjore u përgjigj se ka mundësi, dhe ai përmendi një rast ku ata kanë gjetur një njeri të vetëvrarë dhe pistoletën ende e ka mbajtur në dorë.

Aziri sot gjithashtu tha se i beson gjykatës dhe sidomos për gjykatësit të lëndës Ognen Stavrev duke thënë se ka respekt për të. Ai tha se edhe Prokurorisë Speciale i beson, por sipas tij, prokurori Gavril Bubevski është i anshëm.

Ndaj kësaj ka reaguar prokurori duke kërkuar nga gjykatësi që të mos lejojë të japë deklaratë të tilla.

Mbrojtja: Në ekspertiza janë bërë lëshime të qëllimshme

Ka shumë mungesa te ekspertizat, si te atyre të  balistikës, ashtu edhe të Mjekësisë Ligjore, kështu deklaroi avokati i palës mbrojtëse, Naser Raufi pasi mbaroi seanca e sotme gjyqësore, përcjellë Portalb.mk.

“Sipas meje, janë bërë gabime të qëllimshme. Mungojnë shumë gëzhoja, mungesa e tyre nuk mund të shpjegohet më ndryshe përveç se vetëm si montim nga MPB, pasi që njëra nga gëzhojat lidhet me rastin e Belinbegovës (rast ku është i dënuar Fejzi Aziri), gjegjësisht gjoja se është përdorur e njëjta armë edhe në Belinbegovë edhe në Liqenin e Smillkovës. Është e paqartë se pse katër ditë kanë ngelur, nuk dihet se ku këto materialet e forenzikës, pse ekspertët i kanë dhënë pas katër ditëve, me 17 prill praktikisht dhe jo një ditë pas ngjarjes, gjegjësisht më 13 prill. Ne si palë mbrojtëse do t’i propozojmë personat e krim-teknikës që kanë qenë prezent natën e ngjarjes në vend ngjarje. Do të shohim se kush brenda katër ditëve këto gëzhoja i ka poseduar dhe në mënyrë të paligjshme ua ka dhënë ekspertëve”, deklaroi Raufi.

Familjari i të akuzuarve, Bedri Ajdari tha se kontestuese është se mungojnë katër gëzhoja, ndërkaq sipas tij ekspertët nuk i tregojnë emrat e personave që kanë dhënë urdhër për t’u bërë montimi.

“Pas gjithë asaj ekspertize që është bërë, për të cilin rast është hetuar çdo milimetër i vendit të ngjarjes, mungojnë gëzhojat. Vërtetohet se te të vrarët ka më shumë plagë se sa gëzhoja. Kemi 25 plagë, ndërkaq janë vetëm 21 gëzhoja, pra 4 më pak. Ka paqartësi dhe parregullsi, pasi që kur ngushtohen në përgjigjet e tyre ekspertët, atëherë thonë se ne nuk kemi qenë në vend ngjarje, neve na kanë urdhëruar kështu, ngurojnë t’i tregojnë emrat e atyre që kanë dhënë urdhra dhe nuk tregojnë se kush ka qasje deri te depoja ku ruhen materialet. Krejt kjo e vë në dyshim se çdo gjë aty është montuar, njëri e ka bërë bartjen, tjetri e ka bërë kërkimin, tjetri e ka bërë analizën, kështu që sipas neve aty është punuar me dëshirë dhe urdhër të dikujt”, deklaroi Ajdari.

Seanca e radhës do të mbahet më 17 janar, ndërkaq seancë tjetër është caktuar për më 4 shkurt.

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë. Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, ka njoftuar asokohe se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje, përcjellë Portalb.mk.

 

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

Nuk dihet nëse Prokuroria Speciale për rastin në fjalë disponon me materiale të përgjuara edhe pse në opinion shpesh është përfolur se ka përgjime të cilat dëshmojnë se personat që janë burgosur kanë qenë të pafajshëm. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryeministri aktual, duke dëshmuar se vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës nuk e kanë bërë personat që janë vendosur prapa grilave.

LEXO PËR SEANCAT PARAPRAKE

LEXO:  “Monstra”, MPB tregoi se ekzistojnë internet komunikime mes të akuzuarve, mbrojtja tha se janë biseda të përditshm
LEXO: Rasti “Monstra”, “Opel Omega” i ka pasur targat e një “Mercedesi”, MPB ka kontrolluar edhe 4 vetura tjera
LEXO: “Monstra”, në Opel Omega ka pasur 4-5 persona, por MPB ka gjetur gjurmë biologjike vetëm nga Alil Demiri
LEXO: “Monstra”, ekspertët mostrat nga dheu dhe gëzhojat nuk i kanë marrë nga terreni, por ua kanë dhënë në laboratori
LEXO: “Monstra”, familjarët e të akuzuarve nuk e pranojnë si dëshmi “Opel Omegën”
LEXO: “Monstra”, në Opel Omega ka pasur 4-5 persona, por MPB ka gjetur gjurmë biologjike vetëm nga Alil Demiri
LEXO: “Monstra”: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit
LEXO: “Monstra”, natën e vrasjes dëshmitari “E1” ka qenë në Liqenin e Smillkovës (VIDEO)
LEXO: “Monstra”: Opinioni pas gjashtë vitesh e pa veturën “Opel Omega” që është dëshmi e rastit
LEXO: Familjari i të vrarëve: E kam fotografinë e një agjentit që i është gjetur telefoni në veturën “Opel”
LEXO: Monstra: vrasësi është vozitur me veturën Opel, avokati thekson: dëshmitë me mangësi
LEXO: “Opel”-i është vërejtur edhe më herët afër vendit të vrasjeve
LEXO: Monstra: Ekspertët kanë gabuar gjatë ekspertizës
LEXO: ‘Monstra’- Dëshmitari: Vetura e gjetur i takon policisë
LEXO: Detaje nga dëshmitë në “Monstra”: natën e kobshme, 3 peshkatarë u panë me një person me pushkë automatike
LEXO: Rasti “Monstra”, dëshmitari Bekir zbuloi atë që s’e thanë dëshmitarët Memedov dhe Nesim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button