Televizioni shtetëror rus ndërpreu fjalimin e Putinit
Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë, transmeton REL.
Ende nuk dihet pse ka ndodhur diçka e tillë.
Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, andaj edhe nuk e njohin si territor rus.
Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur dhe televizioni ka shfaqur disa këngë që janë kënduar në stadium.
Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putin e ka përfunduar fjalimin dhe e ka lënë skenën.
Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës, duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Sot është dita e 23 që nga fillimi i agresionit rus.
-
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU
- Dita 22, lexo KËTU
- Dita 23, lexo KËTU