Dita e pestë e luftës në Ukrainë, Zelensky thotë se vendin e presin 24 orë kritike, mbaroi takimi i parë në Bjellorusi (LIVE)
Ukraina ndodhet në ditën e pestë të mbrojtjes së saj territoriale nga Rusia, e cila ka nisur pushtimin më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin. Ai këto komente i bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, transmeton Portalb.mk.
22:07 – Podolak: Negociatat janë të vështira, pala ruse është skajshmërisht e njëanshme
21:34 – Bullgaria ka evakuuar 200 persona nga Odesa midis të cilëve ka edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut
18:45 – Përfundoi takimi i parë Ukrainë-Rusi
16:40- Johnson nesër viziton Poloninë dhe Estoninë për bisedime mbi luftën Rusi-Ukrainë
16:35- Stoltenberg nesër vizitë në Poloni dhe Estoni
16:30- SHBA pezullon aktivitetet e ambasadës së saj në Bjellorusi
16:27- Koreja e Jugut i vendosi sanksione Rusisë
16:22- Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së diskutojnë për ndihmën ushtarake për Ukrainën
16:18- OKB: Të paktën 102 civilë humbën jetën në Ukrainë, 422 mijë refugjatë kaluan në vendet fqinje
16:12- Filluan bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë
16:06- Zvicra miratoi sanksionet e njëjta ndaj Rusisë sikurse BE-ja
16:04- Rusia ndaloi fluturimet nga 36 shtete
16:00- Përforcimi i krahut lindor të NATO-s
15:54- Hungaria nuk lejon dërgimin e armëve në Ukrainë nëpër territorin e saj
15:49- OBSH: Furnizimet me oksigjen në Ukrainë po mbarojnë
15:42- Vuçiq: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv
15:29- Refugjatë ukrainas arrijnë në Serbi
15:25- Guterres: Pushtimi rus ka shtuar shkeljet e të drejtave të njeriut
15:23- Stoltenberg: Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën
14:04 – MPJ-ja u bëri thirrje qytetarëve të RMV-së të largohen nga Rusia
13:19 – Pesë ditë pas pushtimit rus, palët nisën bisedimet
12:50 – UNHCR: Rreth 422,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina
11:49 – Kryeministri holandez: Agresioni i Putinit duhet të ndalet
11:21 – Ukraina tha se “janë vrarë mbi 5,000 ushtarë rusë”
11:17 – Zelensky kërkoi anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në BE
10:33 – Fokusi i bisedimeve sipas Ukrainës: Armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse
10:30 – Ish-zyrtari i lartë i NATO-s: Aleanca duhet të flasë gjuhën e Putinit
10:27 – Delegacioni i Ukrainës arriti në vend-takimin me delegacionin rus
09:44 – Borrell: BE s’do t’i përgjigjet me “përshkallëzim” vendimit të Putinit për forcën bërthamore
09:41 – Letonia i lejoi qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë
09:34 – Von der Leyen: Ukraina i takon BE-së
09:19 – Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar
09:00 – Mbi 360,000 ukrainas të zhvendosur
Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, para pesë ditës.
Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni, transmeton REL.
The number of refugees from Ukraine who have crossed to Poland, Hungary, Romania, Moldova and other countries is escalating and is now 368,000.
The governments and people of those countries are welcoming refugees. It is now urgent to share this responsibility in concrete ways.
— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) February 27, 2022