Pushtimi rus në Ukrainë në ditën e tetë – palët u pajtuan për krijimin e korridoreve humanitare (VIDEO)
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e tetë. Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar sot raundin e dytë të bisedimeve, ku ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve, tha një anëtar i ekipit negociator të Ukrainës. Ndërkohë, trupat ruse raportohet se gjatë natës kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Palët do të takohen në rajonin perëndimor të Bjellorusisë, Brest, por duket se midis tyre pritshmëritë për arritjen e paqes janë të vogla, transmeton Portalb.mk.
22:26 –SHBA godet aleatët e Putinit me sanksione të reja
21:58 – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi deklaratën për Ukrainën
20:51 – Kievi dhe Moska u pajtuan për korridoret e evakuimit të civilëve
19:24 – Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës bën thirrje për përfundim të luftës
18:32 – Zelensky e ftoi Putinin për takim direkt
18:14 – Kina mohoi se kishte pasur dijeni paraprake për sulmin e Rusisë
17:57 – Lufta në Ukrainë ‘nuk e ngadalëson’ integrimin e Maqedonisë së Veriut
17:38 – BE-ja miratoi masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas
16:29 – MPJ: Po dërgojmë ekip diplomatik në Ukrainë për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve të RMV-së
16:07 – Serbia e mbylli përkohësisht Ambasadën në Kiev
15:28 – Kuvendi i Kosovës e miratoi Rezolutën që dënon agresionin rus në Ukrainë
14:56 – Zelensky: Rreth 16 mijë luftëtarë të huaj do të vijnë për të ndihmuar Ukrainën
13:58 – Afër 20.000 turistë ukrainas në Egjipt presin kthimin në Evropë
12:12 – Lavrov: Rusia e vendosur në shkatërrimin e ushtrisë së Ukrainës
11:38 – Kuvendi i Kosovës dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës
10:43 – Pritshmëri të vogla nga bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës
10:38 – Ukraina: 34 civilë të vrarë në rajonin e Harkivit
10:30 – Banka Botërore ndërpreu të gjitha programet e saj në Rusi dhe Bjellorusi
09:20 – Franca ka frikë nga “më e keqja që na pret” në luftën e Rusisë kundër Ukrainës
09:16 – Këshilltari i Presidentit të Ukrainës kërkoi ndihmë humanitare nga OSBE-ja
09:14 – Hungaria nuk do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë
09:13 – Rusia ka marrë nën kontroll qytetin Herson
09:04 – Do të mbyllet radiostacioni liberal i Rusisë, Ekho Moskvy
Radioja Ekho Moskvy, një simbol i lirisë së re të medias në Rusinë post-sovjetike, tha të enjten se do të mbyllej pasi u hoq nga transmetimi për shkak të raportimit të tyre në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Moska, transmeton REL.
“Me shumicën e votave të bordit të drejtorëve të Ekho Moskvy, u vendos që të likuidohej stacioni i radios Ekho Moskvy dhe uebsajti”, tha kryeredaktori i tij Alexei Venediktov në Telegram.
#Ukraine: In Davidov Brod, #Kherson Oblast, another Russian supply convoy was hit, with 2 trucks containing food and other goods destroyed. pic.twitter.com/FhoCqfrXsB
— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) March 2, 2022
Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa sot po përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit.