Rusia vazhdon luftën në Ukrainë: forcat ushtarake sulmojnë edhe civilët në Kiev (FOTO-VIDEO)
Rusia edhe sot vazhdon sulmin ndaj Ukrainës. Ajo sot më 25 shkurt, ka zgjeruar pushtimin në periferi të kryeqytetit Kiev pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Sipas shifrave të publikuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak, transmeton Portalb.mk.
22:55 SHBA: Oferta e Putinit për bisedime nuk është diplomaci e vërtetë
22:22 Rama konfirmoi vdekjen e shtetasit shqiptar, pjesëtar i ushtrisë ukrainase
22:00- BE vendosi sanksione ndaj presidentit rus dhe ministrit Lavrov
19:37 – Qëndrimi i presidentit Pendarovski në Samitin e NATO-s
18:32 – UEFA vendosi që finalja e Ligës së Kampionëve mos të mbahet në Rusi
18:17 – Turqia refuzoi kërkesën e Ukrainës
17:30 – Protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup: “Putini është fashist”, “Stop gjenocidit”
17:20 – Putin me kërkesë deri te ushtria ukrainase
16:53 – Serbia me Rusinë në takimin e OSBE-së
15:30 – OKB: Pushtimi rus mund të largojë 4 milionë njerëz nga Ukraina
14:59 – Kremlini: Rusia, e gatshme të diskutojë me Ukrainën për “neutralitet”
14:35 – Ukraina: Rusia humbi më shumë se 30 tanke, 130 automjete të blinduara, 7 avionë
13:39 – Shoqata e Ukrainasve në RMV sot do të marshojë prej qendrës së Shkupit deri te Ambasada e Rusisë
13:26 – Lavrov: Kievi ka humbur çdo mundësi për të diskutuar sigurinë rajonale
12:50 – Këshilltari i Zelenskit: Të gatshëm për bisedime me Rusinë për statusin neutral të Ukrainës
11:46 – Kosova miratoi pakon e sanksioneve kundër Rusisë
11:26 – Presidenti ukrainas: Fuqitë e mëdha në botë po shikojnë nga larg
11:00 – Janë rritur sërish çmimet e naftës
10:35 – Moldavia shpalli gjendje të jashtëzakonshme
10:11- Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen për bisedime urgjente mbi Rusinë
09: 36 – Zyrtarët ukrainas: Forcat ruse janë në Kiev
Forcat ruse janë tani në Kiev, kanë thënë zyrtarët ukrainas përmes një postimi në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se “armiku” është në zonën Obolon, raporton transmetuesi britanik, BBC.
Autoritetet ukrainase kanë inkurajuar banorët lokalë të krijojnë kokteje molotovi për të luftuar, por edhe i kanë këshilluar që të gjejnë streha të sigurta.
“Qytetarë paqësorë, jini të kujdesshëm. Mos dilni nga shtëpitë!”
❗️увага
На Оболоні ворожа ДРГ.
Просимо громадян повідомляти про пересування техніки!
Виготовляти коктейлі «Молотова», знешкоджувати окупанта!
Мирним мешканцям – бути обережними! Не покидати оселі!— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
09:34 – Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shprehur shqetësim për pushtimin rus
08:50 – Zelenskyi akuzon forcat ruse se po shënjestrojnë civilët
07:40 – Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev
Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi dje më 24 shkurt. Shpërthime u dëgjuan herët të mërkurën pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy tha se Rusia kishte kryer sulme në infrastrukturën ushtarake dhe mbi rojet kufitare në rajonin e Donbas. Ai e ka ftuar popullatën që ta mbështet ushtrinë e cila po lufton me forcat ruse.
- Për konfliktin e djeshëm (24.02.2022) Rusi-Ukrainë LEXO KËTU