Dita 23: Raketat ruse goditën qytetin perëndimor të Lvivit (FOTO-VIDEO)

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 23-të. Sot forcat ruse kanë goditur qytetin Lviv. Një re e madhe tymi është vërejtur nëpër horizont nga një pikë rreth katër milje në perëndim të qendrës së këtij qyteti. Kryetari i qytetit thotë se një ndërtesë e përdorur për riparimin e avionëve pranë aeroportit të qytetit u godit në orët e para të mëngjesit – pa raportime për viktima. Ky sulm rus – me shumë gjasa me raketa lundrimi – është më i afërti që ka ardhur lufta në qytetin historik të Lviv. Deri më tani, Ukraina perëndimore ka qenë më e qetë se pjesa tjetër e vendit dhe është përdorur si një strehë e sigurt, qendër për njerëzit që ikin dhe një rrugë furnizimi, si për qëllime humanitare ashtu edhe ushtarake, transmeton Portalb.mk.

23:34- BE po shqyrton krijimin e një fondi solidariteti për Ukrainën

21:59- Mbi nëntë mijë persona u evakuuan sot nga luftimet në Ukrainë

21:42- Rusia përdori mbi 1080 raketa në Ukrainë

20:46- SHBA-ja e paralajmëroi Kinën për pasojat nëse ndihmon Rusinë 

20:29- Macron i kërkoi Putinit të heq rrethimin e Mariupolit

19:59- Kurti: Zgjerimi i konfliktit në Ukrainë rrezikon Ballkanin 

19:48- OKB: 6.5 milionë ukrainas janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

19:43- Rusia thotë se negociatat po përparojnë, Ukraina e mohon

18:27- RMV, Telekomi nga sot nuk e transmeton kanalin rus “Russia Today”

17:42- Vazhdojnë bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës

17:37- Rusia zotohet të sulmojë dërgesat e armatimit që hyjnë në Ukrainë

16:42- OKB: Të paktën 816 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit

15:49- Abazoviç: BE-ja të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për të parandaluar luftërat në Evropë

15:36- Televizioni shtetëror rus ndërpreu fjalimin e Putinit

15:29- Vendet baltike dëbuan diplomatë rusë

15:25- OKB: Kriza humanitare është duke u rritur në mënyrë eksponenciale

14:00 – Biden: Putini është “diktator vrasës dhe bandit” – reagoi Kremlini

12:08 – Cili është kriminel lufte dhe kush duhet të vendosë?

11:55 – Kundërspin: Fakti që në Rusi ka protesta kundër luftës, nuk do të thotë se është shtet demokratik

 11:45 – Kesler: Dezinformatat janë mjet i fuqishëm i Putinit në Ukrainë

10:58 – Mbi dy milionë refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

10:48 – SHBA-ja paralajmëroi Kinën në rast se mbështet Rusinë

10:32 – Zadorozhnjuk: Pas luftës në Ukrainë, do të ketë ndryshime rrënjësore jo vetëm në politikën evropiane, por edhe në atë botërore

09:51 – Britania: Ka prova shumë të forta se Putini qëndron prapa krimeve të luftës në Ukrainë

09:46 – Zelensky u bëri thirrje mercenarëve që të mos i bashkohen ushtrisë ruse

09:30 – Kryetari i Lvivit: Nuk ka raportime për viktima

09:16 – Australia dhe Japonia prezantuan sanksionet e reja ndaj Moskës

This slideshow requires JavaScript.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës kështu duke vënë sanksione ndaj Rusisë. Sot është dita e 23-të që nga fillimi i agresionit rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button