Ukraina: U lirua kryetari i Melitopolit
Kryetari i Melitopolit, që u raportua se u rrëmbye nga forcat ruse pesë ditë më parë, është liruar, thanë këshilltarët e Presidencës ukrainase, transmeton REL.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë se ka hyrë “në një fazë të re të terroriti”, pasi Ukraina publikoi pamje që tha se ishte kryetari Ivan Dedorov, që po largohej nga forcat ruse, teksa atij i ishin mbyllur sytë.
Melitopoli ishte një prej qyteteve të para që ra nën kontrollin e forcave ruse dhe një kryetar i ri është vendosur. Qeveria ukrainase e ka akuzuar Rusinë se e ja rrëmbyer edhe kryetarin e qytetit të Dinprorudne.
Pas njoftimit për lirimin e Fedorovit, zyrtarët ukrainas publikuan video të Zeleskyt duke e thirrur kryetarin dhe duke i thënë se “më vjen mirë që dëgjoj zërin e një njeri të gjallë”.
Ndërkaq, Fedorov dëgjohet duke e falënderuar presidentin “që nuk më ke braktisur”. Ai po ashtu tha se i duheshin një ose dy ditë që ta marrë venden dhe më pas “do të jem nën komandën tuaj për të kontribuar në fitoren tonë”.
The mayor of #Melitopol of the #Zaporizhzhia oblast Ivan Fedorov was released from #Russian captivity.
On the video a conversation of the President @ZelenskyyUa with the mayor. #WARINUKRAINE #RussiaUkraineWar #RussiaInvadedUkraine #StopRussia pic.twitter.com/lJKMULUwf6
— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 16, 2022
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU