RMV, Kuvendi miratoi rritjen e pensioneve

Kuvendi miratoi sonte ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilat parashihet një metodologji e re për llogaritjen e rritjes së pensioneve, transmeton 360 Gradë.

Gjithashtu, në kuadër të masave kundër krizës, çdo pensionist në tre muajt e ardhshëm (prill, maj dhe qershor) do të marrë nga 1.000 denarë.

Metodologjia e re për llogaritjen e rritjes së pensioneve parashikon që ato të rregullohen dy herë në vit – në mars dhe shtator. Menjëherë pas miratimit të ligjeve, LSDM paralajmëroi ndryshime, duke thënë se pensionistët do ta kenë rritjen e parë sipas metodologjisë së re këtë shtator dhe se do të sjellë rritjen më të lartë historikisht, përkatësisht pensionet do të rriten mesatarisht për rreth 900 denarë.

Me metodologjinë e re është paraparë që harmonizimi ka parasysh rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare në vend, për të cilën sot foli deputeti dhe kryetari i Partisë së Pensionistëve, Ilija Nikollovski.

“Me metodologjinë kemi marrë zgjidhje ku harmonizimi i pensioneve bëhet sipas lëvizjes së indeksit të shpenzimeve të jetës në vlerë prej 50 për qind dhe rritjes së pagës mesatare të të gjithë të punësuarve në shtet, në vlerë prej 50 për qind. Sipas kësaj, pensionet edhe më tutje do të harmonizohen më 1 mars dhe 1 shtator, çdo ditë sipas përqindjes që merret si shumë e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës gjatë gjysmëvjetorit të kaluar”, tha Nikollovski.

Sipas tij ky është sukses i madh për pensionistët sepse ruhet parimi i pensionit si kategori ekonomike, e jo sociale dhe fitohet zgjidhje e qëndrueshme e cila nuk do të varet nga pushteti.

Marrëveshja për metodologji të re, por edhe për ndihmë prej 1000 denarë për tre muajt e ardhshëm, erdhi më 4 mars pas negociatave të udhëhequra nga Qeveria dhe shoqatat e pensionistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button