“Remzi Nesimi” dhe “Bllazhe Koneski”, pritet të jenë çmimet e reja shtetërore për arritjet në fushën e gjuhës shqipe dhe maqedonase

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi dhe konstatoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore, i cili propozon vendosjen e dy çmimeve të reja shtetërore, njofton Portalb.mk.

“Pas nismës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, siç njofton Ministria e Kulturës, propozohet vendosja e një çmimi të ri shtetëror, për të vlerësuar arritjet e larta profesionale dhe shkencore në fushën e gjuhës shqipe dhe albanologjisë në vend, i cili, propozohet të mbajë emrin e Remzi Nesimit – gjuhëtar, pedagog dhe pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të vitit 1972”, njoftojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, propozohet të ketë edhe çmim për arritjet në gjuhën maqedonase.

“Me iniciativë të Këshillit për Gjuhën Maqedonase, siç njoftoi propozuesi, Ministria e Kulturës, propozohet të krijohet një çmim i ri shtetëror për njohjen e arritjeve të larta profesionale dhe shkencore në fushën e gjuhës maqedonase në vend dhe jashtë saj, i cili propozohet të mbajë emrin e Bllazhe Koneskit – themelues i shkencës moderne të gjuhës maqedonase, gjuhëtar, historian letrar dhe kulturor, poet, prozator dhe përkthyes”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button