Përdorimi i IA për dezinformata në luftë: Çfarë mundet të pritet nga rusët?

Vëmendja e njerëzimit sot është e përqendruar në inteligjencën artificiale (IA). Përderisa kompania OpenAI ofron akses falas në chatbotin e saj ChatGPT, në rrjetet sociale filluan të publikohen imazhe të shumta të krijuara me ndihmën e “Midjorney” dhe rrjeteve të tjera nervore. Ky akses, inteligjencën artificiale e afroi më shumë se kurrë me përdoruesit e zakonshëm të internetit. Ky fenomen tashmë ka aktualizuar diskutime rreth rreziqeve dhe mundësive që krijon inteligjenca artificiale gjatë luftërave të informacionit, shkruan Qendra ukrainase për komunikim strategjik, transmeton Portalb.mk.

Si ndihmon inteligjenca artificiale në punën me informacionin

IA ka potencial të madh për krijimin dhe përpunimin e përmbajtjes. Qendra për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit në Ukrainë përdor aftësitë e IA për të monitoruar hapësirën mediatike dhe për të analizuar një sërë publikimesh në internet. Kjo platformë përdor kryesisht r mjete të automatizuara, si platformat SemanticForce (Fuqia semiotike) dhe Attack Index (Indeksi i Sulmit).

Ndër mjetet e analizës semantike që përdor SemanticForce është IA. Ndihmon në identifikimin e tendencave të informacionit, gjurmimin e ndryshimeve në reagimin e përdoruesve të rrjeteve sociale ndaj ngjarjeve informative, identifikimin e gjuhës së urrejtjes, etj. Një vektor tjetër i aplikimit të rrjetit nervor është analiza e detajuar e imazhit, e cila lejon zbulimin e shpejtë të përmbajtjes së papërshtatshme ose të dëmshme.

Attack Index ka disa funksione. Duke përdorur mësimin mekanik bënë: vlerësimin e tonalitetit të mesazheve, renditjen e burimeve, parashikimin e zhvillimit të dinamikës së informacionit. Bënë analiza të grupimeve: grupimi i automatizuar i mesazheve me tekst, zbulimi i komploteve, formimi i zinxhirëve të tregimeve. Përdor gjuhësinë kompjuterike për të identifikuar frazat dhe tregimet e vendosura, formimi, grupimi dhe vizualizimi i rrjeteve semantike (për të përcaktuar lidhjet dhe nyjet, zhvillimin e hartave njohëse), bënë korrelacionin dhe analizën e valëve për të zbuluar operacionet e informacionit.

Mjetet e disponueshme lejojnë dallimin midis shpërndarjes organike dhe të koordinuar të përmbajtjes, zbulimin e sistemeve të automatizuara të shpërndarjes së spamit, vlerësojnë ndikimin në audiencë të llogarive të ndryshme të përdoruesve të rrjeteve sociale, dallojnë robotët nga përdoruesit e vërtetë, etj., pra të gjitha këto funksione vetëm duke përdorur IA. Të gjitha këto funksione mund të përdoren për të zbuluar dezinformimin, për të analizuar fushatat e dezinformimit dhe për të zhvilluar reagime dhe kundërmasa.

Potenciali i AI për të krijuar dhe përhapur dezinformata

Rrjetet nervore demonstrojnë përmirësimin e aftësive të IA në krijimin e përmbajtjeve grafike, tekstuale dhe audiovizuale pothuajse çdo ditë. Cilësia e këtyre përmbajtjeve do të rritet duke marrë parasysh aftësitë e mësimit IA. Sot, rrjetet e njohura nervore përdoren nga përdoruesit e internetit më shumë si një lodër sesa një mjet për të krijuar falsifikime.

Megjithatë, veç më ekzistojnë shembuj se si imazhet e krijuara nga rrjetet nervore jo vetëm që u bënë virale, por edhe u perceptuan si reale nga përdoruesit e internetit. Në veçanti, imazhi i “një ” ose “Putini i gjunëzuar duke përshëndetur Xi Jinping”.

Burimi i imazheve: spravdi.gov.ua

Këta shembuj tregojnë qartë se imazhet e krijuara me ndihmën e rrjeteve nervore tashmë konkurrojnë me ato reale për sa i përket shkëlqimit dhe emocionalitetit, dhe kjo sigurisht që do të përdoret për qëllime dezinformimi.

Një studim nga qendra analitike NewsGuard, i kryer në janar 2023, zbuloi se chatbot i njohur ChatGPT është në gjendje të gjenerojë tekste që zhvillojnë teoritë ekzistuese të konspiracionit dhe përfshijnë ngjarje reale në kontekstin e tyre. Ky mjet ka potencialin për shpërndarje të automatizuar të shumë mesazheve, tema dhe toni i të cilave do të përcaktohet nga një person ndërsa teksti i drejtpërdrejtë do të gjenerohet nga IA. Aktualisht, me ndihmën e këtij chatboti, mund të krijoni mesazhe dezinformuese, përfshirë ato të bazuara në narrativat e propagandës së Kremlinit, duke formuluar kërkesat e duhura. Kundërshtimi i përhapjes së përmbajtjeve të pavërteta të krijuara artificialisht është një sfidë të cilës ne tashmë duhej të ishim të përgatitur për t’iu përgjigjur.

Përdorimi i IA në luftë: Çfarë mundet të pritet nga rusët

Shërbimet speciale të Rusisë kanë përvojë të gjerë në përdorimin fotografive dhe videove për të krijuar e zhvilluar informacione të rrejshme për të kryer operacione psikologjike dhe këto teknika po zotërojnë në mënyrë aktive IA. Teknologjia Deepfake bazohet në IA. Në Ukrainë kjo teknologji është përdorur, veçanërisht, për të krijuar një video-mesazh të rremë nga Presidenti Zelensky.

Inteligjenca artificiale ka potencialin që të përdoret kryesisht për krijimin e falsifikimit të fotografive, audios dhe videove. Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë një pjesë të konsiderueshme të personelit në “fabrikat e trolleve” ruse, si dhe të ashtuquajturve “luftëtarë të internetit” që provokojnë konflikte në rrjetet sociale dhe krijojnë iluzionin e mbështetjes masive për narrativat e Kremlinit nga përdoruesit. Në vend të “trollëve” që shkruajnë komente sipas udhëzuesve të caktuar, këtë mund ta bëjë IA duke përdorur fjalë kyçe dhe fjalorin që i ofrohet. Ndikuesit e lartpërmendur (politikanë, propagandues, blogerë, teoricienët e konspiracionit, etj.) kanë një ndikim vendimtar në audiencën besnike, dhe jo bots pa emër dhe trollët e internetit. Megjithatë, me ndihmën e AI, pesha e kësaj të fundit mund të rritet nga rritja sasiore dhe “rregullimi i imët” për audienca të ndryshme të synuara.

Zhvillimi i AI tejkalon krijimin e masave mbrojtëse kundër përdorimit të tij të padrejtë dhe keqdashës dhe formulimin e politikave për ta rregulluar atë.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button