Delegacioni qeveritar i RMV-së me vendosjen e luleve mbi varrin e Goce Dellçevit shënoi 120 vjetorin e vdekjes së tij 

Delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, duke vendosur lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup, e shënuan 120 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

“Para sarkofagut të njeriut të madh u përkulën dhe i shprehën respekt edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe delegacionet e Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës, Unionit të Luftëtarëve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Qytetit të Shkupit, të partitve politike, trupit diplomatik, si dhe admirues të tjerë të veprës së Goce Dellçevit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Dellçev u vra nga ushtria turke më 4 maj të vitit 1903 në fshatin Banicë, rrugës për në Ser.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button