OBSH: Sulmet ndaj spitaleve po bëhen pjesë e taktikave të luftës
Ndërtesat shëndetësore po bëhen shënjestër e luftës, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa tha se sistemi shëndetësor i Ukrainës “është në prag të shkatërrimit”, transmeton REL.
OBSH ka verifikuar 43 sulme ndaj spitaleve dhe ndërtesave shëndetësore në Ukrainë dhe 46 të tjera në konfliktet e tjera në botë. Sipas kësaj organizate, ky është niveli më i lartë i sulmeve ndaj objekteve shëndetësore, sulme që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Mike Ryan, drejtor i programit për emergjenca shëndetësore në OBSH, tha se është “e papranueshme” që sulmet ndaj sistemit shëndetësor “po bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës”.
“Sistemi shëndetësor në Ukrainë që është në prag të shkatërrimit, por performon jashtëzakonisht mirë, por duhet të mbështetet, të forcohet, tÇi jepen mjetet bazë për të shpëtuar jetë”, tha ai.
Përveç në spitalet ukrainase, OBSH-ja ka verifikuar sulme edhe në Afganistan, Burkina Faso, Republikën Demokratike të Kongos, Libi, Nigeri, Palestinë, Sudan dhe Siri.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU