SHBA-ja dërgon në Ukrainë dronë dhe sisteme kundërajrore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi sot se do t’i japë 1 miliard dollarë Ukrainës përmes paketës së re të armëve me rreze të gjatë veprime dhe dronëve, duke thënë se kjo është një mbështetje e “paprecedent” për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, transmeton REL.
Biden tha se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Kievit që Perëndimi të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit, që NATO-ja vazhdimisht e ka refuzuar nga frika se kjo do të mund ta përshkallëzonte situatën dhe ta fusë aleancën në luftë me Rusinë.
Në pakon e ndihmës përfshihen 200 milionë dollarë që u ndan gjatë fundjavës dhe 800 milionë dollarë fonde të reja nga një paketë e ndihmës që është miratuar nga Kongresi javën e kaluar.
“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase për t’i ndihmuar ata derisa luftojnë kundër këtij pushtimi”, tha Biden.
Presidenti amerikan po ashtu tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Ukrainën që pajisjet me “sisteme shtesë kundërajrore me rreze të gjatë veprimi”.
Biden tha se Ukraina do të marrë 800 sisteme kundërajrore Stinger, 9,000 armë kundërtanke, 7,000 armë të lehta dhe 20 milionë fishekë.
SHBA-ja po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës 100 dronë dhe Biden tha se “kjo dëshmon zotimin tonë për të dërguar sistemet e fundit për Ukrainën që të mbrohet”.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU
- Dita 21, lexo KËTU