Sot do të ketë regjim të posaçëm në autostradën “Nëna Terezë”

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se sot do të ketë kufizime në rrugën nga Strazha në Grupçin për shkak nisjes së punimeve për Korridorin 8, transmeton Portalb.mk.

“Sot nga ora 11:45 deri në ora 13:15, në trasenë rrugore nga Strazhë deri në Grupçin të Tetovës do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, për shkak të mbajtjes së ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore në autostradën Tetovë-Gostivar”, njoftoi SPB Tetovë.

Policia sqaroi që qarkullimi i mallrave do të ndërpritet, ashtu që automjetet e mallrave që gjenden në autostradë do të përjashtohen nga qarkullimi.

“Sa i përket qarkullimit të pasagjerëve nga Shkupi në Tetovë, ai do të shkojë deri tek kryqëzimi Jug dhe më pas do të devijohet nëpër rrugët rajonale, ndërsa nga Gostivari në Tetovë trafiku do të devijohet në kryqëzimin Kamnjan dhe do të qarkulloj përgjatë rrugëve rajonale”, sqaroi Policia.

Qeveria ka njoftuar që sot në Tetovë do të vendosen themelet e projektit Korridori 8.

Ndryshe, më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë dhe do të duhet të përfundojë deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button