Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshjen për marrjen e 110 milionë euro nga BERZH-i për ndërtimin e një pjese të Korridorit 8, transmeton Portalb.mk.
“Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe drejtori i Zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi nënshkruan marrëveshjen për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të destinuar për financimin e Korridorit rrugor 8 (faza e parë) me ç’rast sigurohen 110 milionë euro për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë”, njoftojnë nga Ministria e Financave.
Pjesa e korridorit 8 ndërmjet Bukojçanit dhe Kërçovës kërkon investim prej 130 milionë eurove, ku shuma prej 20 milionë eurove është siguruar nga korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor – WBIF si grant investues.
“U nënshkrua edhe marrëveshja për hua nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi dhe drejtori i zyrës së BERZH-it në Shkup, Andi Aranitasi”, njoftojnë nga Ministria.
Raportohet që për sigurimin e kornizës financiare për infrastrukturën rrugore të Korridorit 8, me Buxhetin për vitin 2022 sigurohen rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e pjesës Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë dhe pjesës Tetovë – Gostivar – Bukojçan të Korridorit 8, si dhe pjesës së autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10.
Ndryshe, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria formoi Komitet për negociata dhe ekip negociuese për implementimin e projektit për ndërtim të korridoreve 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), njoftuan nga Qeveria.
- LEXO: Qeveria formoi ekip për negociata me “Bechtel – Enka”, kërkoi që të ketë edhe një përfaqësues nga VMRO – DPMNE
- LEXO: RMV, Antikorrupsioni e dërgoi në Kushtetuese Ligjin për korridoret 8 dhe 10
- LEXO: Boçvarski nuk e tregon “planin B” nëse Kushtetuesja do ta rrëzojë Ligjin për autostradat
- LEXO: Komisioni për Antikorrupsion do ta dërgojë në Kushtetuese mendimin për Ligjin për investitor strategjik për ndërtim të autostradave
- LEXO: Pendarovski ka nënshkruar dekretin për Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10
- LEXO: Komisioni për Antikorrupsion kërkon nga Pendarovski të mos e nënshkruajë dekretin për Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10
- LEXO: RMV, u miratua ligji për ndërtimin e autostradave pa tender
- LEXO: Anti-korrupsioni kundër projektligjit për ndërtimin pa tender të autostradave nga Korridoret 8 dhe 10
- LEXO: Në Kuvend është dorëzuar ligji për nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 9 dhe 10d
- LEXO: Çfarë përmban Memorandumi i Qeverisë me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e autostradave?
- LEXO: Platforma anti-korrupsion: Ndërtimi i autostradave në Korridoret 8 dhe 10 të bëhet përmes një procesi transparent
- LEXO: Zaev pret që deri në fillim të qershorit të përgatitet projekt-vendimi për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D