NPRRSH: Janë paguar 117 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10d, punimet mbarojnë në dhjetor të vitit 2027

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se sipas Programit për financimin e infrastrukturës rrugore për projektin Korridori 8 dhe Korridori 10d për vitin 2023, të miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 23 mars të këtij viti, si dhe pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, transferimi i parë është bërë në llogarinë e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për realizimin e këtij projekti më të madh infrastrukturor në historinë e shtetit. NPRRSH -së i janë paguar mjete në vlerë prej 117 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Sipas detyrimeve ligjore të ligjit të posaçëm dhe Marrëveshjes së nënshkruar me kontraktorin Bechtel-Enka Consorcium, si dhe sipas Programit të Qeverisë, këto mjete janë të destinuara për mobilizim, ekipim me makineri, ngritjet të kampeve, laboratorit dhe punëve të tjera nga kontraktori para fillimit të punimeve me aktivitete ndërtimore në trasetë:

  • Seksioni 1 – autostrada Tetovë – Gostivar, me gjatësi të parashikuar rreth 17.5 kilometra.
  • Seksioni 2 – autostrada Gostivar – Bukojçan, me gjatësi të parashikuar rreth 30.3 kilometra.
  • Seksioni 3 – autostrada Trebenishtë – Strugë – Qafthanë, me gjatësi të parashikuar rreth 17.5 kilometra.
  • Seksioni 4 – Autostrada Prilep – Manastir, me gjatësi të parashikuar rreth 39.3 kilometra.

Në periudhën e ardhshme do të kryhen punët përgatitore, si regjistrimi i lokacioneve, përgatitja e projekteve urbanistike, projektet bazë, qëllimi i të cilave është fillimi i procedurave për shpronësim dhe projektim.

Si periudhë për mbarimin e punëve për të gjithë katër seksionet është parashikuar dhjetori i vitit 2027. Gjegjësisht, ndërtimi i këtyre akseve rrugore duhet të mbarojë për 57 muaj.

Për pagimin e transferit të parë tashmë ndaj Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), në pajtueshmëri me Programin që është sjellë nga Qeveria dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare. konfirmoi edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski

Kujtojmë që, më 22 prill u bë shënimi i realizimit të punimeve në kuadër të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Shënimi u bë nga Ministria për transport dhe lidhje së bashku me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.

Ndërkohë, Kuvendi më 10 prill të këtij viti në fazë të parë i miratoi ndryshimet ligjore për ndërtimin e autostradave. Bëhet fjalë për ligjet për tokë bujqësore; eksproprijim, planifikim urban, minerale; marrëdhënie pune; pyje; ndërtim; por edhe për ligjin për rregullimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.

Për Qeverinë, ky është projekt historik, më i madhi në historinë e vendit në infrastrukturën rrugore. Bechtel dhe Enka, megjithatë, vlerësuan se ky është një projekt emocionues dhe kompleks dhe thanë se marrin përgjegjësinë për ruajtjen e standardeve më të larta në ndërtim.

Projekti u zyrtarizua më 4 prill në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet me një kosto totale prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button