Në Kuvend është dorëzuar ligji për nominimin e partnerit strategjik për ndërtimin e autostradave të Korridoreve 9 dhe 10d

Deputetët Jovan Mitrevsoki, Arbër Ademi, Syria Rashidi dhe Kastriot Rexhepi e kanë dorëzuar propozim0ligjin për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për autostradat 8 dhe 10d në vend. Zgjidhja ligjore do të miratohet nëpërmjet procedurës së shkurtuar dhe tanimë është vendosur për në rend dite në seancën e 45 të Kuvendit të RMV-së, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky hap vjen pasi që Qeveria e RMV-së nga fundi i marsit të këtij viti e ka nënshkruar memorandumin për kuptim dhe bashkëpunim me konzorciumin amerikano-tur “Behtel-Enka” për hartimin e dokumentacionit projektues dhe ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thaneë nga korridori 8 dhe seksionin e autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10d.

Me zgjidhjet ligjore të propozuara do të rregullohen edhe detajet rreth projektimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së korridoreve rrugore 8 dhe 10d.

“Për zbatimin e propozim-ligjit për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojaçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe korridori 10d (seksioni i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të nevojshme mjete financuare të cilat do të sigurohen nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut”, theksohet në propozim-ligjin, duke shtuar se financimi alternativ i autostradave mund të kryhet me mjete nga cilido burim tjetër në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

Pasi që bëhet fjalë për projekt me vlerë strategjike nacionale, ky ligj mund të zbatohet si ligj i veçantë me të cilin përjashtohet zbatimi i ligjeve tjera në tërësi ose pjesërisht, gjegjësisht do të zbatohej pavarësisht ligjeve tjera zbatuese në vend në lidhje me të gjitha çështjet e rregulluara me ligj, thuhet në tekstin e propozuar nga deputetët.

Pastaj, në propozim-ligj thuhet se dispozitat e Ligjit për Furnizime Publike nuk do të zbatohen për ndarjen e marrëveshjeve për përgatitje dhe realizim të autostradave, derisa kryerja e punimeve në Korridoret 8 dhe 19d nuk është e varur mes vete dhe mund të vazhdojnë varësisht nga njëra prej tjetrës, veçanërisht nëse njëri prej projekteve është anuluar ose nuk vazhdon për çfarëdo arsye.

Qeverisë së RMV-së me propozim-ligjin i është dhënë e drejta të formojë Komitetit për Bisedime, i cili do të jetë i autorizuar që të negociojë me “Behtel-Enka” dhe t’i miratojë kushtet për ndërtimin në marrëveshje. Për rezultatet nga bisedimet, do të bëhet raport, i cili do të miratohej nga Komiteti për Bisedime, pas së cilës Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mund të vendosë nëse do të nënshkruajë marrëveshje ose do ta autorizojë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe partnerit strategjik të qasen drejt nënshkrimit për marrëveshje për ndërtimin e autostradave.

Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve rrugore 8 dhe 10d do të duhet patjetër ta përfshijë vlerën e parashikuar të shërbimeve dhe punëve, të drejtave mes vete dhe obligimet e palëve nënshkruara, dinamikën e kryerjes së punëve dhe pagesave, pasojat nga mosrespektimi i dinamikës së konstatuar, lokacionet ku duhet të fillojnë punët sipas dinamikës së konstatuar, por edhe çfarëdo çështje tjera që kanë rëndësi për zbatimin e projekteve për korridoret 8 ose 10.d Sipas marrëveshjes për ndërtim, partneri strategjik mund ta marrë rolin e menaxhimit dhe koordinimit gjatë zgjedhjes dhe emërimeve të palëve të treta për përgatitjen e dokumentacionit projektues.

Me propozim-ligjin e dorëzuar për miratim në Kuvend, parashikohet që konzorciumi “Behtel-Enka” të angazhojë rezidentë dhe punëtorë të huaj për kryerjen e punimeve, por gjatë secilës partneri strategjik të shfrytëzojë së paku 51% të resurseve lokale.

Eksproprijimi për qëllimet e zbatimit të Projektit do të kryhet në pajtueshmëri me Ligjin për Eksproprijim, me atë që propozimi për eksproprijim do t’i bashkëngjitet korridorit rrugor, në vend të projektit infrastrukturor, thuhet në propozim-ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button