Qeveria formoi ekip për negociata me “Bechtel – Enka”, kërkoi që të ketë edhe një përfaqësues nga VMRO – DPMNE

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria formoi Komitet për negociata dhe ekip negociuese për implementimin e projektit për ndërtim të korridoreve 8 (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), njoftuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Ekipi do të negociojë me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel – Enka”, me të cilin Qeveria paraprakisht veç më ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, ndërsa në Kuvend u votua edhe ligji për ndërtimin e këtyre autostradave.

Nga Qeveria njoftuan se ka caktuar nëntë anëtarë të Komitetit për negociata, ndërsa do të dorëzojnë kërkesë në Kuvend që për anëtar të nominohet edhe një përfaqësues i partisë më të madhe opozitare, në këtë rast VMRO DMPNE.

Për anëtarë të ekipit janë caktuar: zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Financace Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i “Rrugë shtetërore” Ejup Rustemi.

Ligji për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D, i cili mundëson që ndërtimi i autostradave të ndërtohet pa shpalljen e tenderëve, u miratua në Kuvend, pasi Qeveria paraprakisht nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel – Enka”, që ata t’i projektojnë plotësisht dhe t’i ndërtojnë autostradat.

Komisioni i Antikorrupsionit e kontestoi të njëjtin para Gjykatës Kushtetuese me arsyetim se ai i shkel parimet kushtetuese për liri të tregut, si dhe parimin se Republika do të ndërmarrë masa kundër pozitës së monopolit.

Megjithatë, Kushtetuesja e hodhi poshtë iniciativë e Antikorrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button