Rritje të shpenzimeve, vonesa dhe shumë parregullsi tjera janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut gjatë ndërtimit të rrugëve, alarmoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion gjatë hulumtimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore, ka zbuluar parregullsi të ndryshme sidomos gjatë ndërtimit të rrugëve që kanë filluar para disa viteve dhe akoma nuk kanë mbaruar, transmeton Portalb.mk.

“Ekziston ngecje dhe dinamik e ngadalësuar e realizimit të projekteve strategjike infrastrukturore, ndërsa shpenzimet për projektet janë rritur për shkak të çmimeve të larta të vlerës së ndërtimit nga planifikimi fillestar, si dhe për shkak të shpenzimeve dytësore”, vlerësojnë nga Enti.

Ngecjen dhe rritjen e shpenzimeve për këto projekte, Revizioni i ka shpalosur në punimin me temë “Huamarrja e subjekteve të sektorit publik, shkalla e shfrytëzimit të kredive dhe huave dhe shpenzimet e paguara dhe të krijuara”.

“Në menaxhimin me investimet publike mungon korniza juridike sistematike, procedura, institucione kompetente dhe indikatorë të përcaktuar për sistem për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të investimeve publike, që kontribuon në ndërmarrjen jo në kohë të masave korrigjuese”, raportojnë nga Enti.

Revizioni vlerësoi që nuk ka pasqyrë gjithëpërfshirës për realizimin, ndërsa rregullativat nuk kontribuojnë në ndërtimet sipas standardeve FIDIC.

“Kontratat e lidhura për ndërtim sipas kushteve ndërkombëtare FIDIC, shkaktojnë shpenzime shtesë dhe rreziqe nga kërkesat shtesë nga kontraktuesi, rreziku i ndërprerjes së kontratave dhe arbitrazhit ndërkombëtar”, deklarojnë nga Revizioni.

Në hulumtim theksohet që te projektet ka devijime të ndërtimit nga projekti bazë dhe njihen punime shtesë dhe të paparashikuara gjatë ndërtimit, ndërkohë akoma ka shpronësime të pazgjedhura.

“Procedura komplekse për përcaktimin e kompensimit për shpronësim, si dhe procedura e miratimit të projekteve infrastrukturore ndikojnë në shkallën e realizimit – dinamikë e ngadaltë dhe ngecje të projekteve”, alarmojnë nga Revizioni.

Raportohet që fillimisht janë lidhur marrëveshje për ndërtime në vlerë prej 12.856.639.000 denarë, vlefshmëria e të cilave është rritur në 15.354.883.000 denarë për shkak të pranimit të punëve plotësuese dhe të paparashikueshme.

Shumica e projekteve të NP “Rrugë shtetërore” kanë filluar në periudhën 2014-2016, ndërsa ato të NP “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura” kanë filluar në periudhën 2012-14.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button