RMV-ja nënshkroi marrëveshjen për mbikëqyrje në ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 me IRD Engineering

Sot në Qeveri, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe Paolo Orisni, drejtor i Kompanisë “IRD Engineering”, e përzgjedhur si firmë këshilluese për mbikëqyrjen e transaksioneve, nënshkruan Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, transmeton Portalb.mk.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam dyshim se kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë”, tha Paolo Orsini, drejtor i IRD Engineering.

Këshilli drejtues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve nesër do të mbajë një takim, pas së cilës do të fillojnë negociatat e grupit punues në bashkëpunim me konsulentin e përzgjedhur IRD Engineering dhe mbikëqyrja për projektin me të cilin u nënshkrua marrëveshja sot në Qeveri, pasi Kompania ka dorëzuar garancinë bankare për ofertën prej 1.374.304.070 denarë, të cilën e ka dorëzuar në tender.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

“Marrëveshja do të na mundësojë lidhje moderne dhe të shpejtë me rajonin, por edhe modernizim të infrastrukturës në vend”, tha Kovaçevski.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi memorandum me “Behtel dhe Enka”, ndërsa Kuvendi solli Ligj për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e tij për partner strategjik për këtë projekt.

Ndryshe më 29 tetor, në RMV filloi ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8 drejt kufirit me Bullgarinë. Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).

Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.

Konsorciumi amerikan-turk “Behtel-Enka” i ofron vendit ndërtimin e autostradave sipas modelit “çelës në dorë”, d.m.th. të realizojnë projektimin dhe ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe në autostradën Prilep-Manastir nga Korridori 10d. Ndërsa Qeveria do të duhet të gjejë mjete financiare për realizimin e këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button