Nesër do të fillojnë punimet në seksionin hekurudhor të Korridorit 8 Kumanovë-Beljakovce-Kriva Pallankë

Të shtunën, më 29 tetor 2022 në ora 12:00, në fshatin Shuplji Kamen afër Kumanovës, ambasadori David Geer, shef i delegacionit të Bashkimit Europian dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut do të shënojë fillimin e punimeve në skajin lindor të seksionit hekurudhor të Korridorit VIII Kumanovë-Beljakovcë-Kriva Pallankë, transmeton Portalb.mk.

Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).

Gjatësia totale e skajit lindor të Korridorit VIII hekurudhor është 88.2 km nga të cilat 34 km, përkatësisht seksioni Beljakovcë – Kriva Pallankë financohet nga BE-ja përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Një grant i financuar nga BE-WBIF prej 75 milion €, i plotësuar me 1 milion € kontribut kombëtar, është ndarë për ta përafruar këtë seksion hekurudhor me standardet moderne. Punimet do të kryhen nga tetori 2022 deri në fund të 2025 dhe përfshijnë tunele 5,5 km të gjatë, ura hekurudhore, mbikalime dhe nënkalime, stacione dhe ndalesa hekurudhore, si dhe një sistem të ri sinjalizimi dhe telekomunikacioni. Një grant shtesë i financuar nga BE-ja prej 210 milionë euro është në gatishmëri për përfundimin e skajit lindor të Korridorit VIII hekurudhor deri në kufirin me Bullgarinë.

Pasi të përfundojë, seksioni hekurudhor pritet të rrisë vëllimin vjetor të mallrave me 20% deri në vitin 2040 dhe të sigurojë qasje në mjetet moderne të transportit për më shumë se 350,000 njerëz. Koha e udhëtimit do të reduktohet, si dhe ndotja e ajrit dhe zhurmës.

Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button