Janë siguruar mjete për ndërtim të fazës së parë të autostradës Gostivar – Kërçovë
Maqedonia mund të fillojë të ndërtojë fazën e parë të autostradës Gostivar – Kërçovë pas kompletimit të konstruksionit financiar për projektin prej 130 milionë euro. Pas marrjes së mjeteve të pakthyeshme prej 20 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, vendi ka marrë kredi nga Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim në vlerë prej 110 milionë euro, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.
Ndërkaq, faza e parë nga autostrada Gostivar – Kërçovë e përfshinë trasenë që fillon nga Kërçova (ndërlidhje me autostradën në ndërtim Kërçovë – Ohër) deri në fshatin Bukojçani, me gjatësi 12,7 kilometra. Nga Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore informuan një vit më parë se afati për ndërtim të këtij projekti është 36 muaj. Dokumentacioni projektues për këtë pjesë tashmë është përpunuar.
“Korridori 8 është një ndër projektet strategjike për infrastrukturën tonë, e cila do ta bëjë vendin më konkurrues. Me ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8, në RMV do të rrumbullakësohet ndërtimi i Korridorit Panevropian, i rëndësishëm për ndërlidhje më të mirë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë me vendet e tjera evropiane. Kjo do të hap tregje të reja për kompanitë e Maqedonisë, do të përmirësoj konkurrencën e tyre dhe do të mundësojë rritje të qëndrueshme ekonomike”, deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi pas nënshkrimit të djeshëm të marrëveshjes me BERZH.
Autostrada Gostivar – Kërçovë me gjatësi prej 42 kilometra është e planifikuar të ndërtohet në tre faza. Më së largëti në realizim ndodhet traseja nga Kërçova deri në Bukojçani, për të cilën në etapën e ardhshme do të duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjedhje të kontraktuesit të punëve ndërtimore.
Dy fazat e tjera të autostradës janë Bukojçani – Gorna Gjonovica dhe Gorna Gjonovica – Bukojçani, të cilat do të jenë më të vështira për ndërtim, për shkak të terrenit malor. Për fazën e dytë dhe të tretë duhet fillimisht të përpunohet dokumentacion projektues, pas ndërtimit të tyre dhe lëshimit në përdorim do të duhet të zhvillohen së bashku, sepse traseja e ardhshëm kalon larg nga rruga magjistrale aktuale Gostivar – Kërçovë. Kjo është edhe njëra ndër arsyet që Qeveria e RMV i nënshkroi në pako këto dy faza në marrëveshjen e planifikuar me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel – Enka” për përfundimin e korridoreve rrugore 8 dhe 10 D.
Hyrja e “Bechtel – Enka” ishte paralajmëruar në mars të këtij viti, me nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pas çka Kuvendi i RMV e miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementimin e projektit.
Edhe pse Komisioni i Antikorrupsionit kërkoi nga Gjykata Kushtetuese ta anuloj dhe ndalojë zbatimin e ligjit special që ishte miratuar nga Kuvendi i RMV, gjykatësit kushtetues nuk iniciuan procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji.
Qeveria këtë muaj informoi se ka formuar edhe komitetin për negociata dhe ekip negociuese për negociata me “Bechtel – Enka” për ndërtim të autostradave Tetovë – Gostivar – Bujojçani dhe Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë nga Korridori rrugor 8, si dhe seksioni i autostradës Prilep – Manastir i Korridorit 10 D. Vitin e ardhshëm do të dihen më shumë detaje rreth burimit të financimit, mënyrës së ndërtimit dhe afateve për ndërtim të këtyre autostradave.
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
- LEXO: Qeveria formoi ekip për negociata me “Bechtel – Enka”, kërkoi që të ketë edhe një përfaqësues nga VMRO – DPMNE
- LEXO: RMV, u miratua ligji për ndërtimin e autostradave pa tender
- LEXO: RMV, projekti për fazën e parë të autostradës Gostivar – Kërçovë është kah fundi, vitin e ardhshëm do të ketë tender dhe do të fillojnë punimet
- LEXO: Deri në fund të nëntorit tërësisht do të rikonstruktohet aksi rrugor Gostivar – Kërçovë
- LEXO: Qeveria: Autostrada Kërçovë – Gostivar do fillojë të ndërtohet në vitin 2020
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë