“IRD Engineering” do të jetë konsulent dhe mbikëqyrës për autostradat e korridorit 8 dhe 10
Konsorciumi ndërkombëtar “IRD Engeneering” do të jetë konsulent dhe mbikëqyrës për autostradat e korridorit 8 dhe 10 që do t’i ndërtojë konsorciumi amerikano-turk “Bechtel Enka”. Me këtë tejkalohet pengesa që të fillohet me realizimin e projektit më të madh infrastrukturor, Korridori 8, njoftoi zv.kryeministri Artan Grubi, njofton Portalb.mk.
“Po tejkalohen një nga një të gjitha pengesat për fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor, Korridorit 8. Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konsorciumit ndërkombëtar IRD Engineering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”. Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit”, njofton Grubi.
Më 27 dhjetor njoftuam se në procedurën për furnizim publik për zgjedhje të mbikëqyrjes dhe konsultantit juridik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10, janë parashtruar dy ankesa
Më 14 dhjetor NPRRSH informoi se në tenderin për mbikëqyrje dhe konsultant juridik për ndërtim të Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është zgjedhur oferta e “IRD Enineering” në shumë prej 1.374.304.070 denarëve, me çka filloi të rrjedhë edhe afati për ankesa. Në tender, që ishte hapur më 15 shtator deri më 17 tetor të vitit 2022, aplikuan edhe INGEROP CONSEIL ET INGENIERIE që konkurroi me 1.106.040.600 denarë, si dhe “HIL INTERNACIONAL”, me ofertë prej 1.533.721.722 denarëve.
Kjo është procedura e dytë për zgjedhje të mbikëqyrjes juridike dhe konsultantit për ndërtimin e autostradave që do t’i ndërtojë konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. procedura e parë ishte anuluar pasi që ofertuesi i zgjedhur në afatin e paraparë nuk e siguroi garancën bankare për kryerje të marrëveshjes me kohë dhe në mënyrë cilësore.
Me këtë projekt është paraparë ndërtimi i akseve të autostradave Gostivar – Kërçovë, Tetovë – Gostivar, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe Prilep – Manastir.
Për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, në Buxhetin për vitin 2023 janë paraparë 244 milionë euro.
Qeveria vitin e kaluar nënshkroi memorandum me “Behtel dhe Enka”, ndërsa Kuvendi solli Ligj për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e tij për partner strategjik për këtë projekt.
Ndryshe më 29 tetor, në RMV filloi ndërtimi i hekurudhës të Korridorit 8 drejt kufirit me Bullgarinë. Aksi i transportit transnacional Lindje-Perëndim (Korridori VIII) shtrihet nga porti i Barit në Itali deri në portet e Varnës dhe Burgasit në Bullgari. Pjesa qendrore e këtij korridori pan-europian 315 km i gjatë kalon përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Kërçovës, Shkupit, Kumanovës, Beljakovcës dhe Kriva Pallankës. Megjithatë, lidhjet mungojnë në skajin perëndimor (nga Kërçova deri në kufirin me Shqipërinë) dhe në skajin lindor (nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë).
Që nga viti 2007, BE-ja ka dhënë mbi 500 milionë euro për sektorin e transportit si në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit ashtu edhe nëpërmjet WBIF.
Konsorciumi amerikan-turk “Behtel-Enka” i ofron vendit ndërtimin e autostradave sipas modelit “çelës në dorë”, d.m.th. të realizojnë projektimin dhe ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë nga korridori 8 dhe në autostradën Prilep-Manastir nga Korridori 10d. Ndërsa Qeveria do të duhet të gjejë mjete financiare për realizimin e këtij projekti.
- LEXO: Korridori 8 dhe 10D para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar, verës pritet të fillojnë punimet
- LEXO: Janë siguruar mjete për ndërtim të fazës së parë të autostradës Gostivar – Kërçovë
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
- LEXO: Nesër do të fillojnë punimet në seksionin hekurudhor të Korridorit 8 Kumanovë-Beljakovce-Kriva Pallankë
- LEXO: Gjykata Kushtetuese vendosi: Punëtorët në korridoret rrugore 8 dhe 10 nuk do të punojnë 60 orë në javë
- LEXO: Korridori 8 dhe 10D para zgjedhjes së konsulentit për transaksionin financiar, verës pritet të fillojnë punimet
- LEXO: Korridori 8, u nënshkrua marrëveshja për 110 milionë euro kredi për ndërtimin e pjesës Bukojçan – Kërçovë
- LEXO: Gjykata Kushtetuese vendosi: Punëtorët në korridoret rrugore 8 dhe 10 nuk do të punojnë 60 orë në javë
- LEXO: Rritje të shpenzimeve, vonesa dhe shumë parregullsi tjera janë zbuluar në Maqedoninë e Veriut gjatë ndërtimit të rrugëve, alarmoi Revizioni