Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që niset rreth Hënës

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) i ka prezantuar të hënën katër astronautët që do të udhëtojnë rreth Hënës, në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, transmeton REL.

Në listë është edhe gruaja e parë që do ta bëjë këtë udhëtim drejt Hapësirës, Christina Koch si dhe afrikano-amerikani, Viktor Glover.

Ekipi i parë që do të niset drejt Hënës në 50 vjetët e fundit – tre amerikanë dhe një kanadez – është prezantuar në një ceremoni në Hjuston.

“Ky është ekipi i njerëzimit”, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.

Katër astronautët do të jenë të parët që udhëtojnë me kapsulën Orion të NASA-s, me nisje prej Qendrës Kennedy.

Ata nuk do të ulen në Hënë, mirëpo do të udhëtojnë rreth saj, dhe do të kthehen në Tokë.

Komandanti i misionit, Reid Wiseman, do të jetë në shoqëri të afrikano-amerikanit, Viktor Glover, të Christina Koch-it, e cila mban rekordin si gruaja që ka realizuar fluturimin më të gjatë hapësinor, si dhe të Jeremy Hansten-it, ish-pilot.

Wiseman, Glover dhe Koch kanë jetuar më parë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Të katërtit janë rreth moshës 40-vjeçare.

“Kjo është ditë e madhe. Ne kemi shumë gjëra për të festuar, dhe ka të bëjë më shumë sesa me katër emra që janë prezantuar”, ka thënë Glover.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me katër astronautët.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se misioni “do të inspirojë gjeneratën e re të eksploruesve, dhe do t’i tregojë secilit fëmijë – në Amerikë, në Kanada dhe gjithë botën – që nëse ëndërrojnë diçka, mund ta realizojnë”.

Përveç nisjes së gruas dhe personit të parë me ngjyrë drejt Hënës, NASA shpreson që do të arrijë të krijojë prezencë të njeriut në sipërfaqen e Hënës.

Në kuadër të programit Artemis, NASA mëton të dërgojë astronautë në Hënë më 2025 – më shumë se pesë dekada pas misionit Apollo.

Deri më tani vetëm 12 persona – të gjithë të bardhë – kanë shkelur në Hënë.

Amerikanët, Neil Armstrong dhe Edwin “Buzz” Aldrin, kanë qenë të parët më 1969.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button