RMV, është konfirmuar rasti i parë me fruth tek një foshnjë 13-muajshe në Sveti Nikole

Është konfirmuar rasti i parë i fruthit tek një foshnjë 13-muajshe nga Sveti Nikola. Marija Dimitrova, drejtoreshë e Qendrës për Shëndet Publik-Shtip konfirmoi se analizat e gjakut kanë mbërritur sot nga ana e Institutit për Shëndet Publik, të cilët vërtetojnë se bëhet fjalë për fruth. Theksoi se fëmija ka qenë i hospitalizuar fillimisht në repartin e fëmijëve në Spitalin klinik të Shtipit, menjëherë pas paraqitjes së puçrrave janë dërguar mostra të gjakut në Shkup, ndërsa rezultati ka mbërritur sot, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Mendoj se nuk ka vend për panik për personelin shëndetësor nga Reparti i fëmijëve, i cili ka qenë në kontakt me foshnjën 13-muajshe. Të gjithë personelit, i cili është vaksinuar me dy doza të vaksinës MMR janë bërë analiza, ndërsa tek tre persona të cilët nuk kanë antitrupa sot tashmë janë imunizuar. Fëmija nga Reparti i fëmijëve është pranuar në Repartin infektiv, i cili është izoluar dhe janë ndërmarrë të gjithë masat”, thotë Dimitrova.

Foshnja 13-muajshe ka një vëlla më të madh, i cili i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër fruthit. Po kërkohen të gjithë kontaktet dhe prej nga fëmija është infektuar me fruth.

Mjekët në periudhën e kaluar, përkujton MIA, alarmuan se po kanoset epidemi e fruthit ose midis popullit e njohur si lija e vogël. Atëherë paralajmëruan se deri te epidemia do të vijë për shkak të përqindjes së ulët të fëmijëve të vaksinuar në krahasim prej para tre vitesh, kur edhe u shpall epidemi me linë e vogël. Pritet që nesër të mblidhet edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse që të diskutojë për masa eventuale që të parandalohet përhapha e këtij virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button