Qeveria e RMV-së e miratoi kontratën për Korridorin 8 dhe 10-D

Sot, me propozim të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, i cili drejtohet nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar në mes të konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka.

“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”, është shprehur Grubi.

Qeveria javë më parë miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se ishin plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Bechtel Enka dhe IRD, negociata të cilat zgjatën 28 ditë.

Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 km, me autostradë me 6 korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, në periudhë prej 3 viteve nga fillimi i punimeve.

“Realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit tonë do të kontribuojë në ekonominë,  modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe Korridoret ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

Kujtojmë se Prizma sje në analizën e saj shkroi se autoritetet hetimore në atë vend kaukazian po hapin hetim për “zhvillimin dhe zbatimin e projektit të korridorit rrugor veri-jug në periudhën 2009-2018″.

Zëdhënësja e Prokurorisë Armene, Lousin Martirosyan, tha për BIRN se më 6 dhjetor 2018, “bazuar në provat e mjaftueshme të marra në çështjen penale”, Dimitrijeviq, në rolin e “udhëheqësit të ekipit të ndërmarrjes së përbashkët franceze “Savage-Eptisa“, akuzohet me nenin 178 paragrafi 3 pika 1 të Kodit Penal.

Ky nen i Kodit Penal armen, i cituar nga prokuroria, i referohet “mashtrimit të kryer në shkallë të gjerë“. Asokohe ndaj Dimitrijeviqit kishte një masë parandaluese se nuk lejohej të largohej nga vendi.

Por muaj më vonë ai vendos të mos respektojë vendimin e autoriteteve shtetërore. Në shtator të vitit 2019, ai u largua nga vendi me ndihmën e diplomatëve maqedonas dhe tre personave të tjerë dhe që nga ajo kohë rezulton i zhdukur. Armenia është në kërkim të tij për mashtrim dhe në mungesë të tij është urdhëruar masa e paraburgimit.

Në Maqedoni, nga ana tjetër, kompania në të cilën Dimitrijeviq është një nga pronarët është “Euro consulting” DOO, si dhe kompania për të cilën ka punuar në Armeni, “Eptisa” spanjolle, janë pjesë e konsorciumit të kompanive që fitoi tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10, që do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.

Analizën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button