Muaremi për propozimin për shkarkim të Ruskovskës: Çdo keqpërdorim duhet të sankionohet siç duhet
Profesionalizmi dhe integriteti janë bazë e çdo profesionisti dhe besoj se gjatë vendosjes se këto kanë qenë parametrat kryesore të cilët në këtë rast konkret janë vlerësuar nga ana e Komisionit. Këtë në koment për TV Alsat e thotë ish-drejtori i Drejtorisë për Polici Financiare (DPF), Arafat Muaremi pas vendimit të Komisionit për konfirmim që përgjegjësi disiplinore t’i propozojë Këshillit të prokurorëve publikë që ta shkarkojë prokuroren Villma Ruskovska, njofton Portalb.
Kundër Ruskovskës dhe prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska u hap procedurë disiplinore nga ana e Prokurorisë Publike për shkak të bastisjes në hapësirat në DPF verën e kaluar, derisa drejtor i këtij institucioni ishte Muaremi.
Ai akuzoi se Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me të cilën atëherë udhëhiqte Ruskovska, ilegalisht e ka zbatuar bastisjen, ndërsa mospërputhje janë konfirmuar edhe në raportin special të prokurorit publik republikan Lubomir Joveski.
“Funksioni i Prokurorisë publike ekziston që të respektohet ligji, të mbështetet sistemi dhe efikasiteti i tij, e jo e kundërta. Çdo keqpërdorim duhet të sanksionohet siç duhet dhe duhet të ketë përgjegjësi për çdo veprim joligjor”, thotë Muaremi.
Komisioni Disiplinor i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas zhvillimit të procedurës disiplinore dje miratoi vendim me të cilin propozoi shkarkimin e Villma Ruskovskës.
“Për një ish-prokurore publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThPNKOK) është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë”, informuan nga Prokuroria Publike.
Komisioni gjithashtu informoi se një prokurori publik nga PThPNKOK i është shqiptuar masë disiplinore për kundërvajtje të rëndë disiplinore të konstatuar zbritje të pagës mujore në vlerë prej 30% të pagës neto për 6 muaj. Ndërsa një prokurore tjetër publike Komisioni ka vendosur që ta lirojë nga përgjegjësia, pasi nuk është vërtetuar se ka bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për prokurorët publikë.
Rikujtojmë që muajt e fundit bujë më të madhe shkaktoi zgjedhja e prokurorit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në. Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaq Muaremi dha dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.
- LEXO: Shkarkim të Vilma Ruskovskës, kërkoi Komisioni Disiplinor i Prokurorisë për lëshimet në hetimin te Policia Financiare
- LEXO: Procedurë disiplinore për ish-prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska dhe dy koleget e saj
- LEXO: Ruskovska do të kthehet në Prokurorinë e Shkupit, por nuk do të mund të punojë deri në përfundimin e pezullimit
- LEXO: Epilogu i “përplasjes” Ruskovska-Muaremi larg zgjidhjes
- LEXO: Ruskovska do të kandidojë për shefe të Prokurorisë për Krim të Organizuar
- LEXO: Mbetet në fuqi pezullimi i Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publikë e refuzoi ankesën e saj
- LEXO: Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut me drejtor të ri
- LEXO: Derisa zgjat pezullimi i Ruskovskës, përkohësisht do ta zëvendësojë prokurorja Lile Stefanova
- LEXO: Dy institucionet kryesore kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut mbesin pa drejtues
- LEXO:RMV, u suspendua prokurorja Ruskovska, dha dorëheqje shefi i Policisë Financiare, Muaremi
- LEXO: Ivanovska: Përplasja mes Prokurorisë dhe Policisë Financiare zbuloi dobësi sistematike në këto institucione
- LEXO: RMV, Policia financiare ka ngritur padi penale ndaj prokurorëve për bastisjen e 18 korrikut
- LEXO: Arafat Muameri nesër pritet ta padisë Villma Ruskovskën
- LEXO: Për çfarë ka bërë Ruskovska bastisje në Drejtorinë për Polici Financiare?