RMV, Policia financiare ka ngritur padi penale ndaj prokurorëve për bastisjen e 18 korrikut

Drejtoria e Policisë financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Në njoftim thuhet se në të përfshihen të gjithë prokurorët për të cilët konsiderojnë se kanë bazë dyshimi për vepra të kryera penale, por emrat e tyre nuk i publikojnë për shkak të respektimit të prezumimit të pafajësisë, transmeton Portalb.mk.

“Drejtoria e Policisë financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, në të cilën janë përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët konsiderojmë se ekzistojnë baza të dyshimit për kryerjen e veprave penale. Duke pasur parasysh se procedura për të gjithë personat e raportuar është e fshehtë që nga ky moment, duke respektuar prezumimin e pafajësisë së të denoncuarve, kjo është gjithçka që mund të ndajmë me publikun në këtë moment, sipas Ligjit për Procedurën Penale”, thuhet në njoftimin e Drejtoria dërguar mediave.

Paraprakisht, drejtori i Drejtorisë, Arafat Muaremi, kishte paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal kundër kryetares së PThP KOK-ut, Vilma Ruskovska, dhe prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, në lidhje me bastisjen e kryer më 18 korrik nga prokurorët e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Ato ditë, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në krye me Vilma Ruskovska, vetëm shkurt konfirmuan se janë duke bërë bastisje dhe se bëhet fjalë për lëndë të formuar pas kallëzimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Drejtoria e cilësoi bastisjen si të paligjshëm dhe akuzoi se bëhej fjalë për sulme të qëllimshme dhe të pabaza ndaj tyre që vijnë nga e njëjta qendër (pa thënë se cila). Po ashtu, prej andej parashtruan ankesë edhe te prokurori i shtetit për veprimet e hetuesve dhe prokurorëve nga prokuroria në krye me Ruskovskën, si dhe në Këshillin Gjyqësor për gjyqtarin e procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i cili ka nxjerrë urdhër kontrolli në bazë të kërkesës së prokurorisë.

Pas kësaj, prokurorja Villma Ruskovska u dërgoi letër të hapur ndërkombëtarëve duke theksuar se po i bëhet presion dhe paralajmëroi të publikojë zbulimet që pretendohet se ka ndaj Muaremit.

Nga ana tjetër, Muaremi i kërkoi Ruskovskës që të ngrinte akuza kundër tij nëse kishte prova.

Nga Ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, theksuan se çështja me Ruskovskën dhe Muaremin duhet ta zgjidhin organet kompetente në vend. Ruskovska për veprimet e saja nuk mori mbështetje as nga Shoqata e prokurorëve publik. Në fakt, këto të fundit thanë se ajo e prish imazhin e prokurorëve dhe e ka shkelur Kodin e tyre etik.

Para disa ditësh, disa media raportuan se nga raportet anonime për të cilat prokurorja për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Villma Ruskovska ka siguruar urdhër gjykate për inspektim në Policinë Financiare ka të bëjë me stacionin ku është kryer kontroll teknik në autobusin Besa Trans që u dogj në Bullgari.

Konflikti Ruskovska-Muaremi u cilësua nga ekspertët si krizë e sistemit të drejtësisë e cila nuk do të zgjidhet lehtë për shkak të ndikimeve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button