Për çfarë ka bërë Ruskovska bastisje në Drejtorinë për Polici Financiare?

Përleshjet publike treditore në relacionin Drejtoria për Polici Financiare – Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, assesi të ndalen. Vazhdimi më i ri vjen si reagim i Prokurorisë Publike të RMV-së pasi disa media publikuan se bastisja në Policinë Financiare ka qenë pas një denoncimit lidhur me “Besa Trans”, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Media të tjera, madje, publikuan se PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë dy denoncime, të parën për Drejtorinë, ndërsa e dyta i dedikohet stacionit për kontroll teknik i cili e ka realizuar kontrollin e autobusit i cili u dogj në Bullgari dhe me vete mori 45 jetë.

Në demantin e Prokurorisë Publike shkruan: “Në kërkesën dhe urdhrin e siguruar për bastisje në Drejtorinë për Polici Financiare është përmendur lënda e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të së cilës realizohet bastisja. Kjo lëndë nuk ka kurrfarë lidhshmërie me aksidentin tragjik të autobusit në Republikën e Bullgarisë. Lënda për aksidentin e autobusit në tërësi e kanë udhëhequr organet hetuese të Republikës së Bullgarisë, ndërsa Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka vepruar për ndihmë juridike ndërkombëtare e udhëzuar nga Prokuroria e Republikës së Bullgarisë. Puna e kompanisë ‘Besa Trans” po kotrollohet me lëndë të posaçme për të cilin vepron prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”.

Por, sa për përkujtim, në maj “360 Gradë” publikoi se PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion (PTHP NKOK), me të cilën udhëheq Ruskovska, hapi parahetim që të kontrollohet se pse në Ministrinë e Punëve të Brendshme me muaj e kanë ruajtur në sirtar vendimin për ndalesë të përkohshme për punë të stacionit për kontroll teknik “Via komemerc”, në të cilin në kontrollin e fundit ka qenë edhe autobusi i “Besa Trans”-it që u dogj në Bullgari. Megjithatë, në publikimin e “360 Gradë” në asnjëfarë mnyre nuk është implikuar Drejtoria për Polici Financiare.

Bastisja në Drejtorinë për Polici Financiare është kryer më 18 korrik. Atëherë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilën udhëheq Villma Ruskovska vetëm konfirmuan se po kryejnë bastisje dhe se bëhet fjalë për lëndë të formuar pas denoncimit nga qytetarë.

Nga Drejtoria, madje, edhe njëherë e kualifikuan vastisjen si joligjore dhe akuzuan se bëhet fjalë për sulme qëllimisht të inskenuara dhe të pabaza ndaj tyre të cilat vijnë nga një qendër e njëjtë (pa treguar se kush). Gjithashtu, nga atje dorëzuan edhe parashtresë deri te prokurori publik për veprimin e hetuesve dhe prokurorëve në krye me Ruskovskën, si dhe deri te Këshilli gjyqësor për gjykatësin e procedurës paraprake nga Prokuroria Themelore Penale Shkup i cili e ka dhënë urdhrin për bastisje në bazë të kërkesës së prokurisë.

Rasti fitoi dimension  të ri pasi drejtori i Drejtorisë, Arafat Muaremi paralajmëroi se do të parashtrojë kallëzime penale kundër shefes së PTHP NKOK, Villma Ruskovska, dhe prokuroret Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska.

Pas kësaj, Ruskovska u bëri thirrje ambasadave të huaja dhe prokurores evropiane Laura Kovesi që të reagojnë për shkak të presioneve nga drejtori Muaremi.

Nga Ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, theksuan se çështja me Ruskovskën dhe Muaremin duhet ta zgjidhin organet kompetente në vend.

Gjithashtu, edhe Shoqata e prokurorëve publikë reagoi se nuk ka pasur nevojë që Ruskovska të kërkojë mbikëqyrje nga ambasada ose organizata ndërkombëtare, se, sipas tyre, PP ka kapacitet që absolutisht e pavarur të vendos në çdo lëndë.

“Si shoqatë profesionale e kemi përcjellë letrën me habi, e cila besojmë se dëmton reputacionin e prokurorisë publike dhe cenon rëndë Kodin e Etikës së prokurorëve publikë. Përndryshe, si prokurorë publikë, nuk shohim arsye për thirrje kaq dramatike të mesnatës drejtuar institucioneve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, aq më tepër që as prokurorja Ruskovska dhe as prokurorët e tjerë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ishin në asnjë moment të penguar të kryerejn hetimin në mënyrë pavarur për çështjet brenda kompetencave të tyre”, thuhet në reagimin e Shoqatës së prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button