Prokuroria kryen bastisje në Policinë Financiare me të cilën udhëheqë Arafat Muaremi

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me të cilën udhëheqë Vilma Ruskovska, po kryen bastisje në Policinë Financiare ku drejtor është Arafat Muaremi, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria konfirmojnë për bastisjen, por më shumë detaje nuk japin duke e pasur parasysh se lënda është në procedurë parahetimore.

Sipas Prokurorisë bëhet fjalë për një lëndë të formuar pas paraqitjes së një grupi të qytetarëve dhe se nuk bëhet fjalë për konfiskimin e pasuksesshëm të pronës së “Transmet” në lëndën “Trust” ku Avokatura e Shtetit ka dorëzuar padi penale, mes tjerash edhe për drejtorin Muaremi.

Sipas Avokaturës së Shtetit derisa Muaremi ka qenë hetues në Prokurorinë Speciale bashkë me Prokurorët kanë miratuar vendime me të cilat tani rëndohet konfiskimi i pasurisë së “Transmetit” të Sead Koçan.

Portalb.mk, dërgoi pyetje deri te Muaremi në lidhje me bastisjen, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button